Fifa deklaroi se nuk do të paguajë klubet e pakënaqura rreth lojërave në 2022 në Kupën e Botës në Katar.
Rregullorja e Fifa-s parashikoi që Kupa 2022 të zhvillohej në dimër, për të parandaluar temperaturat e nxehta të Katarit.
“ Nuk do të ketë kompesime” tha sekretari i FIFA-s, Jerome Valcke, “kemi në dispozicion 7 vite për t’u riorganizuar”.
Valcke gjithashtu konfirmoi se Kupa e Botës 2022 do të jetë 4 ditë më e shkurtër, me marrëveshje me ligat dhe klubet , pra 28 ditë ndërkaq, në vend të 31 që ka qenë dikur.
Valcke pranoi se situata nuk ishte “perfekte” , por shtoi: “ Pse po flasim rreth kompesimit? Ka ndodhur dikur, ne s’po e shkatërrojmë futbollin. Pse duhet t’i kërkojmë falje klubeve? Ne kemi pasur një marrëveshje me to, e ata janë pjesë e palës përfituese. Ishte 40 mln dollar në 2010 dhe 70 mln dollar në 2014. Ne po sjellim të gjithë njerëzit tanë që ta shijojnë sportin dhe rezultatet financiare gjithashtu”, shkruan BBC Sport.