Në qoftë se je duke ndryshuar mendje dhe do të tërheqësh një ofertë për punë, duhet ta bësh, pavarësisht nëse është pranuar apo jo. Kostoja e të bërit këtë do jetë në varësi të rrethanave dhe mund të ndikojnë vendimin tuaj. Duhet gjithmonë t’i ndryshoni planet e punësimit bazuar në informacionet që dalin në dritë ose në ndryshimin e rrethanave.
Informacioni i ri në lidhje me personin që po punësoni, ndonjëherë nuk ju lejon zgjidhje tjetër, përpos tërheqjes së ofertës.
Nëse kandidati dështon që në fazat e para të rekrutimin, atëherë është më e lehtë ndërrimi i kahut dhe tërheqja e ofertës, pa kosto dhe pa risk.
Por, mund të ndodhë që informacioni i ri t’ju çojë në një rikonsiderim të kandidatit, kjo përfshin informacionin e marrë nga kontrolli i referencave dhe procesin e negocimin deri në datën e fillimit të punës.
Kontrolli i referencave. Një nga gjërat e mençura që mund të bëni para se të merrni vendimin final për të punësuar dikë, është kontrolli i referencave. Shumë biznese e trajtojnë këtë procedurë si diçka formale. Zgjedhje e gabuar!
Negocimi. Kushtojini vëmendje ndërveprimit me kandidatin/të sapo punësuarin. Është e rëndësishme që te kuptohen kërkesat dhe pritshmëritë që kanë palët që në fillim.