Kur jemi më produktiv në punë?

15/08/2018 2:27 PM Comments Off on Kur jemi më produktiv në punë?
TEMA TE NGJASHME:

Nëse është e vërtetë që ne jetojmë në një kulturë workaholic, disa studime të fundit tregojnë se e hëna – dita për të cilën bëjmë më shumë shaka – është dhe një nga ditët kur në mënyrë të fshehtë jemi edhe më të lumtur.

Ne e arrijmë pikun e produktivitetit të hënën në mëngjes, në orën 11:00, dhe përfundojmë më shumë punë në muajin tetor, krahasuar me muaj të tjerë.

Grafiku i nivelit të produktivitetit tipik gjatë ditës, i matur me përqindjen e detyrave të kryera në një orë të caktuar, nuk prodhon një kurbë zile të përsosur.

Në përgjithësi punonjësit nisin të punojnë rreth orës 7:00, kur përfundojnë rreth 2,5% të detyrave. Në orën 9:00, shifra arrin në 8% dhe në orën 11:00 arrin maksimumin 9.7%. Pas rikthimit në punë, pas pushimit të drekës, bie në nivelin 8%,

Ora 9:00 – 11:00 është po ashtu koha më e përshtatshme për të zhvilluar një mbledhje, nëse kërkoni të jeni sa më vigjilent – sipas June Pilcher, psikolog në Clemson University. Ajo shpjegon për Quartz se mbajtja e mbledhjeve herët në mëngjes bie ndesh me ritmin tonë kikardian, ora jonë e brendshme që rregullon gjumin në cikle 24 orë. Këto ritme na mbajnë disi të përgjumur pasi jemi zgjuar dhe para se të biem të flemë.

Psikologët e Pennsylvania State University përcaktojnë se, edhe pse jemi relativisht të zgjuar pasdite, pjesa më e madhe prej nesh shpërqendrohen lehtësisht nga mesdita deri në orën 16:00 se sa në mëngjes. Mund të jetë e padrejtë, megjithatë, pas pushimit të drekës, punonjësit “degradojnë” në video apo postime të ndryshme në internet – shkruan Priceonomics në një studim (ndërkohë është rritur postimi i videove streaming nga punonjësit në zyrë).

Pra, cili është thelbi i atyre që punojnë paradite? Kërkuesit thonë se mendjet e lodhura janë edhe ato më të hapura, pra më të përshtatshme për të bërë lidhje të papritura dhe të mendojnë në mënyrë krijuese në atë që e quajnë këtë pjesë të ditës “jo optimale”.

Ndoshta kjo hapësirë është edhe rezultati pozitiv i ndikimit të orës që afrohet me kohën për t’u larguar dhe koha bëhet edhe një herë e jona.

Në muajt e verës dhe dimrit punonjësit janë më pak produktivë se në pranverë dhe vjeshtë, atëherë kur punonjësit dhe gjithë kompanitë nxitojnë për të përfunduar punët në afatin e duhur.

*Lila MacLellan
Burimi: Quartz

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komentet janë të mbyllura