Kur qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përjashtoi të gjitha opsionet e daljes miqësore të BE-së, ashtu si mbetja në Zonën Ekonomike Europiane (EEA), ishte e qartë se i vetmi rezultat i mundshëm do të ishte dalja me kushtet e OKB-së. Tashmë ky është drejtimi ku Mbretëria e Bashkuar po shkon në mënyrë të pashmangshme
Pas dorëheqjes formale të Britanisë të mërkurën më 29 mars 2017, Bashkimi Europian ka planifikuar qëndrimin e saj për të negociuar daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga blloku. Në shikim të parë, drafti i udhëzimeve për negociata duket miqësor dhe i arsyeshëm. Por mos u mashtroni. Ato përmbajnë një kurth me të cilin ndjekësit e negociatave të paketës greke të shpëtimit duhet ta kenë shumë të njohur.
Në këtë pikë, mbështetësit Brexit pa dyshim do të bërtasin “Britania e Madhe nuk është si Greqia!”. Sigurisht që s’është. Mbretëria e Bashkuar është një nga ekonomitë më të mëdha në Europë, dhe largimi i saj nga BE do të lërë një plagë të madhe që do të marrë kohë për t’u shëruar. Një dalje e qetë dhe e rregullt është në interesin e të gjithëve, për të minimizuar dëmin nga të dyja palët dhe për të ndihmuar shërimin e saj. Kjo pra është ajo që Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja thonë se duan. Atëherë, pse them se është një kurth?
Thelbi i negociatave greke është se, lehtësimi i borxhit që Greqia kaq dëshpërimisht ka nevojë, kushtëzohet nga fakti se Greqisë i duhet të plotësojë të gjitha kushtet e kreditorëve të BE-së, në mënyrë të plotë. BE-ja as që do të diskutojë lehtësim borxhi derisa të jetë bërë përparim i mjaftueshëm në çdo gjë tjetër. Çdo herë që Greqia i afrohet lehtësimit të borxhit, menjëherë i largohet, ose duke i shtuar kushte të reja ose duke gjetur arsye për të dyshuar se kushtet kanë qenë vërtet të plotësuara.
Sigurisht që Britania nuk po kërkon një lehtësim borxhi. Ajo është pas një çmimi tjetër. Letra e Tereza May përcaktoi atë çfarë dëshiron Mbretëria e Bashkuar (emfaza ime):
“Rënia dakord për një qëndrim të nivelit të lartë për çështjet që ngrihen nga tërheqja jonë, patjetër që do të jetë parësore. Por ne propozojmë një Marrëveshje të Tregtisë së Lirë të guximshme dhe ambicioze mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Europian. Kjo duhet të jetë me një synim dhe një ambicie më të madhe se çdo marrëveshje e ngjashme me atë që është lidhur më parë në mënyrë që të mbulojë sektorë të rëndësishëm për ekonomitë tona të lidhura, të tilla si shërbimet financiare dhe industritë e rrjetit (telekomunikacion, i ujit, i energjisë, hekurudhor etj.).”
Mrekulli. Jo vetëm që Mbretëria e Bashkuar dëshiron një marrëveshje të tregtisë së lirë të rënë dakord para se të largohet nga blloku, por, me sa duket dëshiron që kjo marrëveshje të ketë kushtet më të favorshme se çdo marrëveshje tjetër tregtie që BE ka me vende të tjera. Nuk e di kush e krijoi këtë ide të shfrenuar nga imagjinata, por me shumë mundësi nuk ka për të parë dritën e diellit ashtu si gjallesat e Marianas Trench (pika më e thellë e Oqeanit Paqësor).
BE-ja menjëherë ndërhyri për të mos i lënë vend, çdo ideje që ekipi Brexit mund të kishte se Mbretëria e Bashkuar do të ketë po të njëjtin lloj aksesi tregtar, siç gëzon aktualisht si pjesëtar në tregun e përbashkët europian.
“Një joanëtar i Bashkimit, që nuk jeton me të njëjtat detyrime si një anëtar, nuk mund të ketë të njëjtat të drejta dhe të gëzojë të njëjtat përfitime si një anëtar.”
Me çfarëdolloj marrëveshje tregtie të përfundojë Britania e Madhe, nuk do t’i afrohet aspak asaj që aktualisht ka si anëtare e BE-së.
Për fat të keq, Mbretëria e Bashkuar ka vërtet nevojë për një marrëveshje të re të tregtisë. Asaj i nevojitet më tepër se BE-së. Mbretëria e Bashkuar ka gjasa të humbasë shumë më tepër se BE-ja nga negocimi i kushteve të Organizatës Botërore të Tregtisë, pas Brexit. Aktualisht, rreth 44% e eksporteve të Britanisë së Madhe i shkojnë BE-së, dhe mbi gjysma e importeve të saj vijnë nga atje. Një pjesë e mirë e prodhimit automobil dhe e industrisë së shërbimeve financiare të saj ka gjasa të dëmtohen keqazi.
BE-ja e di shumë mirë këtë gjë dhe jo vetëm se letra e znj. May e tha një gjë të tillë. Sinqerisht, kush i shkruan këto gjëra?
Pra, negociatorët e ngurtësuar të ekipit të BE-së panë një mundësi – dhe e kapën. Paragrafi i rëndësishëm në draftin e udhëzimeve negociuese është kjo:
Derisa të ketë një marrëveshje mbi marrëdhëniet e ardhshme midis Bashkimit dhe Mbretërisë së Bashkuar, si e tillë ajo do të mund të përfundohet vetëm atëherë kur Mbretëria e Bashkuar është bërë një vend i tretë, neni 50 i Traktatit të Bashkimit Europian kërkon të merret parasysh kuadri për marrëdhëniet e ardhshme me Bashkimin në marrëveshjet për tërheqjen. Për këtë qëllim, një kuptim të përgjithshëm i kornizës së marrëdhënieve të ardhshme mund të identifikohet gjatë një faze të dytë të negociatave sipas nenit 50. Bashkimi dhe shtetet anëtare janë të gatshme të ndërmarrin diskutime paraprake dhe përgatitore për këtë qëllim në kontekstin e negociatave sipas nenit 50 TBE, sapo të jetë bërë një progres në fazën e parë drejt arritjes së një marrëveshjeje të kënaqshme mbi rregullimet për një tërheqje të rregullt.
Përmbledhje: BE nuk do ta diskutojë tregtinë derisa të jetë bërë progres i mjaftueshëm lidhur me çdo marrëveshje tjetër.
Çfarë do të thotë “përparim i mjaftueshëm”? BE-ja qëllimisht e lë të papërcaktuar – ashtu siç bën edhe me Greqinë, dhe në të vërtetë me çdo vend tjetër që negocion nga një pozicion i dobët. “Kur ne kemi bërë progres të mjaftueshëm, mund të diskutojmë…” [lehtësimin e borxheve / blerjet e bonove/ hyrje në BE / marrëveshjet tregtare ] – ndërkohë që vazhdimisht “porta” lëviz, me qëllim që “goli – përparim i mjaftueshëm” të mos bëhet kurrë.
Ky është kurthi grek. Deklarimi haptazi i nevojës së tyre për marrëveshje të re tregtare (dhe duke lejuar këtë nevojë të diskutohet pa fund në media), dhe Mbretëria e Bashkuar drejt saj. Ashtu si me Greqinë, koha nuk është në favor të Britanisë: vetëm 2 vjet për të negociuar dhe për të rënë dakord për gjithçka, dhe duke qenë se BE refuzon të diskutojë marrëveshjen e tregtisë paralelisht, ka gjasa që marrëveshja të mos realizohet për shkak të kohës.
Britania e Madhe gjithashtu duhet të theksojë fjalinë e parë në paragrafin e cituar më sipër:
…Një marrëveshje për një marrëdhënie në të ardhmen midis Bashkimit dhe Mbretërisë së Bashkuar si i tillë do të mund të përfundohet vetëm atëherë kur Mbretëria e Bashkuar të jetë bërë një vend i tretë.
Edhe në qoftë se tregtia është diskutuar, për asgjë nuk do të bihet dakord para daljes së Mbretërisë Bashkuar. Që të ndodhë, Mbretëria e Bashkuar fillimisht do të tregtojë me BE-në nën kushtet e Organizatës Botërore të Tregtisë. Duke pasur parasysh këtë, a ia vlejnë të përpiqesh të futesh me patjetër në diskutime intensive të tregtisë në afat tejet të ngushtë para daljes së pashmangshme të Britanisë?
Duket se BE-ja nuk mendon kështu. Drafti dokument thekson “marrëveshjet e përkohshme”, sipas të cilit Britania e Madhe do të vazhdojë të ketë marrëveshje tregtare preferenciale për një periudhë të shkurtër kohore pas daljes:
Në masën e nevojshme dhe ligjërisht të mundur, negociatat mund të kërkojë përcaktim të marrëveshjeve të përkohshme të cilat janë në interes të BE-së dhe, sipas rastit, për të siguruar lidhje drejt strukturave të parashikueshme për marrëdhëniet e ardhshme. Çdo marrëveshje e tillë kalimtare duhet të përcaktohet në mënyrë të qartë, të kufizuar në kohë dhe subjekt i mekanizmave efektive të zbatimit.
Por edhe negocimi i këtyre nuk do të jetë i thjeshtë. Kushtet e BE-së për tranzicionin do të sjellin vazhdimësinë e kushteve të tregut të përbashkët europian:
Nëse do të duhet të konsiderohet një zgjatje për një kohë të kufizuar në legjislacionin e Bashkimit, kjo do të kërkonte që strukturat dhe instrumentet ekzistuese rregullatore, buxhetore dhe mbikëqyrëse të Bashkimit të vihen në zbatim.
Kjo do të përfshijë lirinë e lëvizjes dhe juridiksionin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë – dy nga pikat që znj. May shprehimisht thotë se janë të papranueshme. Si dhe do të përfshijë vazhdimin e kryerjes së pagesave në buxhetin e BE-së. Tashmë mund të imagjinoj titujt në tabloidet e shtypit “May është një tradhtare”, “Hajdutët e BE-së po vjedhin më shumë nga paratë tona”… Është e trishtë që qeveria pa përvojë e Mbretërisë së Bashkuar ka dështuar në mënyrë të plotë të kuptojë natyrën e ‘bishës’. BE e ka luajtur këtë lojë shumë herë dhe gjithmonë fiton. BE ishte e detyruar të përdorë po të njëjtën mënyrë për Mbretërinë e Bashkuar. Në fund të fundit, pse të çonte dëm një strategji negocimi të rezultuar me sukses?
Kur qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përjashtoi të gjitha opsionet e daljes miqësore të BE-së, ashtu si mbetja në Zonën Ekonomike Europiane (EEA), ishte e qartë se i vetmi rezultat i mundshëm do të ishte dalja me kushtet e OKB-së. Tashmë ky është drejtimi ku Mbretëria e Bashkuar po shkon në mënyrë të pashmangshme.
————
*Në foto: Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, në fjalën e tij më një konferencë shtypi më 31 mars në St. Julians, Maltë
Artikulli i mësipërm është shkruar nga Frances Coppola, një ish-punonjëse banke, e cila tashmë shkruan rreth tyre, financës dhe ekonomisë në përgjithësi. Artikulli i shkëputur nga rubrika Forbes Contributor, shpreh opinionet e vetë autores