Kush (apo çfarë) mund t’i shpëtojë rrjetet sociale

09/04/2018 2:51 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

10 ditë makth. Ndoshta më të këqijat që kur Facebook u bë rrjeti social më i përdorur në botë. Perandoria e Mark Zuckerberg është goditur drejt e në gjoks, në zemrën gjysmë të fshehur të biznesit të tij: të dhënat personale. Skandali i Cambridge Analytica i tregoi botës gjithë vulnerabilitetin e platformës së ideuar nga Zuckerberg. Facebook është miniera e informacioneve personale më e pasur në botë.

Nëse mbrojtja e këtij informacioni bëhet e paqëndrueshme mund të shkaktohet një tërmet. Dhe, pikërisht, kjo ndodhi. Një tërmet që po kërcënon stabilitetin jo vetëm të Facebook po të gjithë industrisë teknologjike, e cila bazohet tek të dhënat. Lëkundjet më të mëdha janë të dukshme në bursë. Por edhe te besimi i qytetarëve. Një sondazh i kryer nga SurveyMonkey, në emër të Axios, tregon se krahasuar me tetorin e 2017-s, para skandalit të Cambridge Analytica – besueshmëria e Facebook ka pësuar një rënie të dukshme.

 

Kush (apo çfarë) mund t’i shpëtojë rrjetet sociale

Nëse besimi dhe aksionet në bursë bien, pyetja më e zakonshme është vetëm një: kush (apo çfarë) do t’i shpëtojë rrjetet sociale? Hapi i parë që Zuckerberg dhe të tjerë duhet të bëjnë është të rifitojnë besimin. Makina me vetëdrejtim që shkaktoi një aksident fatal, të dhënat e miliona përdoruesve që përfunduan në duart e gabuara, fake news – të gjitha këto të çojnë në një drejtim – besimi te platformat teknologjike.

Pas skandalit Cambridge Analytica, numri i përdoruesve të Facebook mund të bjerë në javët e ardhshme. Megjithatë është një histori që do të lërë një shenjë. Një histori që përcjell një mesazh (shpesh, me shaka, pikërisht nëpërmjet Facebook). Një mesazh ankthi dhe mosbesimi në një afat të gjatë mund të dëmtojë keq Facebook: zemra e biznesit të Facebook janë përdoruesit, të dhënat e të cilëve janë përdorur për qëllime marketingu.

Si mund të mbijetojë një platformë e tillë nëse humb besueshmërinë? Për këtë është e nevojshme pastrimi i ujërave të turbullta, për t’i bërë ato transparente. Ja sepse Facebook, sot më shumë se kurrë, ka nevojë për transparencë. Procedura për mbrojtjen e privatësisë të thjeshta e të qarta. Procedura bindëse, që të vijnë në mënyrë të qartë te përdoruesi. Sot kompanitë teknologjike duhet të tregojnë se mund dhe duan të mbrojnë privatësinë e përdoruesve.

“Në fillim mendohej që çfarëdo teknologjie, e cila ishte në gjendje ta bënte botën më të hapur, duke na lidhur apo duke na bërë më të barabartë, duke na dhënë fuqi individuale, ishte diçka pozitive”, – tha për “New York Times”, Dov Siedman, CEO i LRN dhe autor i librit “How: Why How We Do Anything Means Everything”. Por, sot, jemi duke përballur me realitetin, – vijoi Seidman. – Fuqia për ta bërë botën më të hapur dhe më të barabartë nuk është pjesë e vetë teknologjisë. E njëjta teknologji e jashtëzakonshme që i bën njerëzit të krijojnë marrëdhënie më të ngushta, afron komunitetet dhe u jep zë të gjithëve, mund të krijojë edhe izolim, të nxisë racizëm dhe bullizëm dixhital.

Sipas Seidman, nuk do të mjaftojë që Facebook të gjejë zgjidhje softuerike. “Zgjidhjet softuerike mund të rrisin besimin tonë. Por në thelb është e nevojshme për më shumë ‘moral’ për të rifituar besimin tonë. Vetëm një lloj udhëheqje mund t’i përgjigjet këtij lloj problemi: udhëheqje morale, e cila do të thotë të vësh njerëzit në vend të parë dhe të bësh çdo sakrificë për ta”.

 

Cambridge Analytica, Facebook pranon: “87 milionë përdorues të përfshirë”. Zuckerberg: Gabimi im

Të dhënat e 87 milionë përdoruesve Facebook – 70 milionë e 632 mijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – mund të jenë ekspozuar ndaj keqpërdorimit nga Cambridge Analytica. Nuk bëhet fjalë për vetëm 50 milionë miq të 270 mijë personave që kishin shkarkuar aplikacionin ‘thisisyourdigitallife’, siç doli nga hetimet e “New York Times” dhe “Guardian”, që më 17 mars hapën kutinë e Pandorës të informacioneve të shfrytëzuara nga të ashtuquajturat palë të treta.

“Ishte gabimi im”, përsëriti Mark Zuckerberg para gazetarëve, duke njoftuar kufizimin e të dhënave të vëna në dispozicion të zhvilluesve të produkteve teknologjike të lidhur me Facebook (edhe Instagram. Tinder ndërkohë po paguan pasojat). Po ashtu nuk mund të kërkoni profile të tjera duke përdorur email-e apo numra telefoni, një mundësi që siguronte aksesin në shumë informacione personale. Facebook rrezikon gjoba rreth 40 mijë dollarë në ditë për çdo shkelje individuale.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz