Vlera e aksioneve të investitorëve kineze në tregun e bursës europiane shkon deri në 54 miliardë euro, shkruan Il Sole 24 ore.
Në pesë vitet e fundit, vlera e investimeve të Republikës Popullore në Bursat e Europës është dyfishuar, nëse e krahasojmë me fillimin e vitit 2012 ku ajo ishte rreth 24,4 miliardë euro.
Interesi gjithnjë e më shumë në rritje i investitorëve kineze, ka shkaktuar ngritjen e kursit të aksioneve në Kontinentin e Vjetër (indeksi i aksioneve Stoxx 600 është rritur për 51% që nga viti 2012) .
Në raport me kapitalizimin e përgjithshëm të kompanive europiane (13359 miliardë euro) 55 miliardë janë 0,41 për qind. Kuotat pesëvjeçare ishin 0,3 për qind.
Grupi Hna, i cili është zyrtarisht aksioneri i parë i Deutsche Bank me një pjesëmarrje prej rreth 10% (pothuajse 3.5 miliardë euro), është padyshim subjekti më aktiv, i cili që nga fillimi i këtij viti bëri një blerje jashtë vendit me një vlerë rreth 5 miliardë euro. Përveç Deutsche Bank, një konglomerat që i përket manjatit Chang Feng ka zbuluar 16,79 % të kompanisë zviceriane Dufry (një pjesëmarrje që vlen gati 1.5 miliardë euro).
Duke i shtuar këtyre edhe vlerën e investimeve gjatë vitit të kaluar në zinxhirin e hoteleve NH (491 milionë), Rezidor (299 milionë), në kompaninë franceze të udhëtimeve Pierre & Vacances (41.9 milionë) dhe në kompaninë e shërbimeve zvicerane të linjave ajrore Gategroup (1.2 miliardë ), vlera e këtyre investimeve të marra së bashku arrijnë në një portofol aksionesh që i tejkalon 7 miliard euro. Shifra këto që e bëjnë atë investitorin e dytë kinez në tregun e askioneve europiane, nën emrin e sovranit Safe.
Nëse këtu do të shtojmë edhe pjesëmarrjen e subjekteve të autoriteve kineze (qeveria dhe Banka qendrore) vlera e portofolit shkon afërsisht në 30 miliardë euro. Pjesa më e madhe e kësaj shume është në duart e qeverisë kineze.
Sovrani kinez Safe ka 56% të kompanisë anglo-holandeze të naftës dhe gazit, Shell (ekuivalente me 3 miliardë); 59% Bp (ekuivalente me 1.7 miliardë); 0.83% të GlaxoSmithKline (ekuivalente me 737 milionë) dhe 0.91% të Vodafonit (ekuivalente me 546 milionë)
Kinezët janë shumë të pranishëm edhe në Piazza Affari në Itali, ku veprojnë kryesisht me bankën qendrore. Paketa që zotërohet nga Banka Popullore e Kinës me aksione të Intesa Sanpaolo, Unicredit, Eni, Enel, Terna, Telecom Italia, Generali, Prysmian dhe Saipem ka një vlerë rreth 4 miliardë dhe 395 milionë euro.
Rritja e ndjeshme e investitorëve të Kinës bie në sy edhe nga shifrat në tregun e investimeve dhe blerjeve. Gjatë pesë viteve të fundit janë bërë blerje të kompanive europiane nga ana e investitorëve të kinezë me një vlerë rreth 126.4 miliardë euro.