Ndërsa perspektiva e tërheqjes së stimujve monetarë nga Banka Qendrore Evropiane po i afrohet fundit e një epoke me kosto të ulëta të huamarrjes në Evropën në zhvillim, në fakt, nuk janë këto vende të shqetësuara për këtë përfundim, shkruan Bloomberg.
Qeveritë lindore, nga Sllovakia në Kroaci thonë se ekonomitë e tyre janë në formë shumë më të mirë se sa kur investitorët ikën nga rajoni, pas krizës globale ekonomike të vitit 2008.
“Politikat më të rrepta fiskale, vlerësimet më të mira të kredidhënies dhe profilet më të diversifikuara të borxhit janë elementë se ata mund të përballojnë çdo pasojë të mundshme nga kosto më të larta huamarrjeje dhe kërkesa më të ulëta, kur BQE të “mbyllë” QE”,- thanë zyrtarët në forumin qendror dhe atë lindor të Euromoney, në Vjenë të martën
“Tregjet financiare kanë çmime tashmë të përmirësuara në aspektin ekonomik, si dhe në pozicionin fiskal”, tha Ministri kroat i Financave Zdravko Maric, i cili parashikon kthimin e vendit të tij në një vend atraktiv për investime në dy vjet, pasi pati përmirësim në rritje nga Fitch Ratings. “Por në fund të ditës, çfarë ndodh në tregjet globale është diçka që duhet të marrim në konsideratë”.- përfundoi ai.
Për t’i paraprirë ccdo skenari të mundshëm të rritjes së kostos së huamarrjes, Maqedonia tashmë ka shitur 500 milionë euro obligacione shtatëvjeçare, me një kupon me rekord të ulët dhe më pak se sa pagoi Gjermania në 2011. Anëtari i Eurozonës, Sllovenia huazoi të njëjtën sasi javën e kaluar, me një pikë përqindje më të ulët, se një vit më parë.
“Duke marrë parasysh të gjithë këtë, se si do të zhvillohet ekonomia, si do të rrjedhin flukset në nivel global, besoj se zgjerimet e yield-eve do të mbeten të kufizuara”, tha Marjan Divjak, drejtor i përgjithshëm i drejtorisë së thesarit në Ministrinë e Financave në Maqedoni. “Ne nuk përjashtojmë, sigurisht, një zgjerim të tillë, madje në mënyrë të konsiderueshme, mendoj se ne do të ishim në një pozicion të mirë”.
Marrim një tjetër rast që konsiderohet më pak e ekspozuar: Serbia. Me ndihmën e një programi kredie nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, vendi fshiu një deficit buxhetor që arriti në 6.6 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në vitin 2014. Në dhjetor, Serbia u vlerësua me përmirësime, sa i përket kreditit sovran nga S & P Global Ratings dhe Fitch. Rritja gjithashtu ishte e stabilizuar dhe borxhi publik ra me gati 1.5 miliardë euro vitin e kaluar, në rreth 63 për qind të PBB-së.
“Serbia ka ulur nevojat e saj të financimit bruto, kështu që ne jemi më pak të ekspozuar”, tha Branko Drcelic, drejtori i borxhit publik të vendit në Ballkan, në një intervistë gjatë konferencës. “Ne presim që yield-et të rriten. Por nga ana tjetër, ne kemi një vlerësim më të mirë të kredisë dhe performancë të mirë fiskale “.- tha ai.