Kuvendi i mbledhur në seancën e radhës parlamentare për ditën e sotme, ka votuar disa prej projektligjeve më të rëndësishme, mes tyre edhe atë për ndryshimet në kodin penal. Drafti për ndryshimet në kodin penal, ishte më i debatuari gjatë seancës së sotme dhe u miratua me 84 vota pro dhe një kundër. Edhe projektligjet për Gjykatën e Lartë si dhe Nëpunësin Civil, janë miratuar me 84 vota pro, 1kundër.
Drafti për Bankën e Shqipërisë gjithashtu ka marrë 84 vota pro. Ndryshimet në projektligjin për ndarjen territoriale morën 85 vota. Gjithashtu kuvendi ka miratuar me 81 vota, lirimin e Ardian Civicit, nga Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së. Po kështu është miratuar edhe projektligji për komisionarin e mbrojtjes së të dhënave personale me 84 vota pro
Në përfundim pati edhe një interpelancë me Ministrin e Bujqësisë, Zhvillimit dhe Administrimit të Ujërave, për ecurinë dhe treguesit e procesit të subvencionimit të fermerëve, problematika dhe ecuria e treguesve të eksporteve bujqësore.
Rama në Kuvend: Do shpërblejmë për vitin e ri grupet sociale më vulnerabël
Rama deklaroi sot gjatë seancës së sotme plenare kategorinë e personave që do të përfitojnë shpërblim për këtë fundvit, duke i përmendur me emërtime dhe me vlerën e posaçme për to.
– 5 mijë lekë do marrin si shpërblim veteranët, ish të përndjekurit e regjimit mbi 60 vjeç
– 40 mijë lekë për çdo mësues të 10 shkollave më të mira të Maturës Shtetërore 2014
– Pensionistët në tërësi do shpërblehen me 2 mijë lekë, nga 3 mijë lekë kategoria e pensionistëve të vetëm ose në çift
– 5 mijë lekë studentët e ekselencës
– Të gjithë nxënësit e shkëlqyer të Shqipërisë me 5 mijë lekë
– Tre shërbimet më të mira shëndetësore në Shqipëri me 40 mijë lekë
– Njësia policore e Tiranës shpërblehet me 4 mijë lekë
– 10 mijë lekë do përfitojnë familjet e policëve të vrarë dhe të ushtarët në misione
– Njësia policiorë më e mirë e qarkullimit do marrë nga 40 mijë lekë
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.