Ky projektligj, konsiderohet si busulla drejtuese e zhvillimit të qëndrueshëm të territorit dhe industrisë së ndërtimit, si një nga sektorët më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të vendit.
Rishikimi i këtij ligji. Ishte nisma e parë ligjore e ndërmarrë nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Ministrja Eglantina Gjermeni pas miratimit tha se procesi i rishikimit të ligjit aktual imponoi ndryshimin e tij në masën mbi 90 %, duke etransformuar atë në një ligji të ri.
“Procesi i konsultimit u zhvillua në dy faza, ku gjatë fazës së parё u kryen konsultimet publike me tё gjithё aktorёt dhe grupet e interesit; dhe gjatë fazës së dytё u kryen takime ku u diskutua në nivel teknik duke shkëmbyer opinione profesionale për përmirësimin e ligjit.
I gjithë ky proces garantoi reflektimin e të gjitha opionioneve të specialistëve të fushave, dhe bëri të mundur plotësimin e këtij projekt-ligji, që po diskutojmë sot.
Paralelisht me këtë proces konsultimi, janë kryer takime të përbashkëta me ekspertët dhe grupet e punës që punuan për Reformën Administrative Territoriale,duke bashkërenduar dhe unifikuar proceset për zbatimin në praktikë të këtij projektligji.
Dua të theksoj se ky proces u mbështet me asistencë teknike nga projekti për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (Planning and Local Governance Project (PLGP) i financuar nga USAID, të cilët gjej rastin t’i falenderoj për të gjithë ndihmën e dhënë gjatë konsultimit dhe hartimit të projektligjit”, tha Gjermeni.
Sipas saj, ligji aktual për “Planifikimin e Territorit”është miratuar në vitin 2009 dhe ka hyrë në fuqi në 30 shtator 2011, si rrjedhojë e shtyrjes 2-herë të afatit të hyrjes në fuqi. Për më tepër, nga moment imiratimit, ligji është ndryshuar 5 herë, duke sjellë dhe shumë ndryshime të akteve nënligjore në zbatim të tij.
Ndryshimet kryesore që sjell ky projektligj janë:
Nuk lejon më që subjektet të ndërtojnë pa leje, apo të shkelin kushtet e lejes. Parashikon penalitete të ashpra, duke sanksionuar me ndjekje penale cdo person që guxon ta shkelë ligjin.
Cdo zhvillues dhe profesionist I cili guxon të shkelë dispozitat e këtij ligji, do të përballet deri me heqjen e të drejtës për ushtrimin e profesionit.
Në të gjitha rastet e ndërtimeve pa leje, Inspektoriati Ndërtimor do të ndërhyjë menjëherë për prishjen ose konfiskimin e punimeve të paligjshme.
Është eleminuar tёrёsisht procesi I legalizimit për punimet e kryera pa leje.
Në lidhje me instrumentet e planikimit, ligji përcakton qartësisht që:
Dokumentat e Planifikimit,përvec se “Bibël” për zhvillimin e territorit, do të shërbejnë dhe si mekanizma kontrolli, duke qartësuar të gjitha kriteret dhe standardet e lejuara për ndërtimet në territor.
Eliminohet detyrimi I hartimit tё Planeve tё DetajuaraVendore brenda 24 muajve nga miratimi I instrumentit tëpërgjithshëm vendor. Kjo e fundit ka qënë një kërkesë e vazhdueshme e të gjithë grupeve të interesit.
Të gjitha instrumentet e planifikimit, do të jenë object ndryshimi dhe rishqyrtimi të plotë çdo 15 vjet. Kjo minimizon tendencat abusive të Autoriteteve të Planifikimit, për të ndryshuar planet sa here ka ndryshime politike.
Të tjera risi të këtij ligji janë:
Eliminimi I ngritjes së një hallke të tepërt, sic ishte ajo e Këshillit Teknik pranë Autoriteteve të planifikimit; duke pakësuar procedurat burokratike.
Përcaktimi I qartë I kompetencave të Këshillit Vendor dhe Kryetarit të Bashkisë nga planifikimi deri në miratim të instrumentave vendorë.
Janë qartësuar kompetencat e Qarkut në planifikim, si hallkë ndërmjet planifikimit kombëtar dhe atij vendor.
Risi tjetër është garantimi I ndërtimit të objektit sipas lejes, duke vendosur konceptin e sigurimit të detyrueshëm të objektit për të eleminuar cdo risk dhe devijim nga leja e ndërtimit.
Përsa i përket Regjistrit të Territorit, ky projekt-ligj siguron aplikimin për leje permes portalit të Regjistrit dhe jo dorazi, duke I hapur rrugën në një të ardhme shumë të shpejtë proceseve elektronike të pajisjes me leje.
Ky ligj qartëson dhe vendos kritere për numrin dhe kualifikimin e profesionistëve të strukturave përgjegjëse të planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit, në sinkron edhe me ndryshimet që do të sjellë Reforma Administrative Territoriale.
Bën të mundur thjeshtimin e terminologjisë dhe procesit të planifikimit;
Një element tjetër I rëndësishëm, është detyrimi që së bashku me dhënien lejes së ndërtimit të sigurohet parashikimi I infrastructures së nevojshme për rrugë, kanalizime, energji elektrike, etj. Kjo eleminon ndërtimet individuale të paintegruara në zonën ku ndodh ndërtimi.
Ky projekt-ligj, lehtëson financiarisht autoritetet e planifikimit nga detyrimi pёr pagesën e taksёs sё ndikimit në infrastrukture, kur realizojnë investime publike me fondet e tyre.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.