Ndërsa administrata shtetërore me vendim të qeverisë është pushim, Kuvendi do të shqyrtojë sot disa projektligje në seancën e fundit, për t’u rimbledhur në datë 5 shtator.
Mësohet se në rend të ditës janë projektligje, si ai : “Për miratimin e shtesës së marrëveshjes së koncensionit ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, si autoriteti kontraktues, dhe ACR Holding, S.R.L., si koncensionari, për rehabilitimin, operimin dhe transferimin e Minierës së Kromit, Bulqizë, të Fabrikës së Pasurimit Bulqizë, të Impiantit të Seleksionimit, Klos dhe të Uzinës së Ferrokromit, Burrel”.
Dhe projektligji “Për miratimin e shtesës së marrëveshjes së koncensionit ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, si autoriteti kontraktues, dhe ACR Holding, S.R.L., si koncensionari, për ndërtimin, operimin dhe transferimin e Uzinës së Ferrokromit në Elbasan dhe për minierat e kromit të Prrenjasit e Pojskës”.
Të dy këto projekligje do të duhet të kalojnë me shumicë absolute
Po në seancën e fundit pritet të kalojë për miratim edhe projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”.
Sipas insitucionit propozues, Ministrisë së Financave qytetarëve dhe personave juridikë u jepet shansi t’i japin vlerën reale pronës së tyre.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.