E PERDITESUAR Kuvendi i Shqipërisë ka shtyrë votimin e Kodit Doganor, pasi në sallë mungonin deputetët e duhur për të arritur kuotën prej 84 të shumicës cilësore, që kërkonte kalimi i këtij ligji. Kodi i ri doganor synon qartësimin në zbatim të procedurave të rregulluara prej tij, si për Operatorët Ekonomikë (bizneset) ashtu edhe për Administratën Doganore; Përmirësimin, lehtësimin dhe thjeshtimin e rregullave dhe procedurave doganore; Harmonizimin e vendimmarrjes; Procedura më efikase doganore; Unifikimin e një numër rregullash dhe praktikash të rëndësishme të cilat, deri më tani, mundet të jenë aplikuar rast pas rasti. Kodi pritet të hyjë në fuqi në 1 janar 2015.
Më parë, gjatë paradites, Ministri i Financave foli lidhur me me projektligjin e ri për Tvsh, një tjetër projektligj i rëndësishëm për biznesin.
Sipas tij ky projektiligj do të rregullojë transaksionet me vendet e Bashkimit Europian, do të shmangë konfuzionin e biznesit, do të hiqet TVSH-ja mbi mallrat e dhuruara deri në një nivel të caktuar. Gjithashtu me anë të këtij projektligji bizneset tashmë do të kenë kushte shumë favorizuese përsa I përket shpenzimeve që do të bëjnë mbi fushatat promovuese dhe publicitare.
Ky projektligj do të plotësojë dhe një nga kërkesat e bëra prej Organizatave jo-fitimprurëse, pasi ato tashmë nuk do të kenë Tvsh mbi fondet , vetëm në rast se nuk do të futen në marrëdhënie të pastër biznesi.
Më parë, sqaroi Cani bizneset duhet kishin shitje me fitim sipas parimit fiskal për të paguar tvsh, ndërsa me projektligjin e ri, tvsh-ja do të zbatohet për shitjet me vlerë të shtuar.
Gjithashtu për të huajit që bëjnë blerje në territorin e Shqipërisë me TVSH, në momentin kur të dalin jashtë do të rimbursohen. Ky projektligj ka si qëllim dhe standardizimin e rregullave evropiane mbi blerjet online.
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se ligji i ri për TVSH, përveç risive që sjell në gjithë mjedisin ekonomik dhe social të Shqipërisë rikonfirmon angazhimin programor të mazhorancës sonë për të përjashtuar barnat nga TVSH-ja, atë që u premtuam qytetarëve në fushatë e konfirmojmë me këtë ligjit ë ri. “Nuk ka taksë mbi sëmundjen në Shqipëri, nuk ka TVSH për barnat, nuk ka TVSH për shërbimet mjekësore”, tha Beqaj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.