Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet të hënën në seancë plenare, për të shqyrtuar për herë të parë Projektligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2014.
Të hënën tjetër, ndërkaq, më 29 dhjetor, do të bëhet shqyrtimi i dytë i këtij projektligji. Kështu vendosi sot njëzëri Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të udhëhequr nga Kadri Veseli, kryetar.
Me pajtueshmërinë e përfaqësuesve të grupeve parlamentare, Kryesia vendosi t’i rekomandojë seancës që shqyrtimi i Projektligjit për buxhetin të bëhet me procedurë të përshpejtuar.
Buxheti 2015 ka të ardhura buxhetore rreth 1 miliard e 576 milionë euro, me një rritje prej rreth 8.1% krahasuar me vitin 2014.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.