Rriten të ardhurat në kampionatin spanjoll, thuajse gjysma falë Real Madridit dhe Barcelonës. Sipas të dhënave të Observatorio Sectorial DBK de INFORMA, dy klubet më të mëdha vlejnë më shumë se 40% të totalit të të ardhurave.
Të ardhurat e klubeve të Prima dhe Segunda Division ishin 3.440 milionë euro në sezonin 2016/17, me një rritje 15% krahasuar me sezonin e kaluar. Në veçanti, të ardhurat e klubeve të Liga Santander arritën në 3.191 milionë euro, ndërsa fitimet e La Liga 1/2/3 në 249 milionë euro.
Më në detaje, të ardhurat nga të drejtat televizive u rritën me 40,2%; të ardhurat nga matchday, 773 milionë euro (+0,5%), një shifër që i afrohet fitimeve komerciale që në 2016/17 vlejnë 727 milionë euro (+7,2%), ndërsa transferimet arritën në kuotën 335 milionë euro, ndërsa fitimet e tjera rreth 156 milionë euro.
Sa u përket klubeve Real Madrid dhe Barcelona në sezonin 2016/17, fitimet në total ishin respektivisht 675 dhe 648 milionë euro: ose ndryshe 41,4% të totalit, shpjegon Observatorio Sectorial DBK de INFORMA.
Impakti i Atletico Madrid në shumën totale ishte 9,1%, ndjekur nga Siviglia dhe Athletic Bilbao, 4,6% dhe 4,2% respektivisht.
Këto shifra janë të destinuar të rriten veçanërisht sa u përket të drejtave televizive. Objektivi i presidentit të La Liga, Javier Tebas, është që të ardhurat të arrijnë në 2 miliardë e 300 milionë euro nga të drejtat televizive të kampionatit spanjoll, duke nisur nga sezoni 2019/2020.