Lajme të mira për Turqinë: Eksportet në rritje, deficiti në rënie…

04/02/2019 9:48 AM 0 komente

Eksportet turke vazhduan të shënojnë rritje edhe në dhjetor 2018. Janë publikuar të dhënat e përkohshme të tregtisë së jashtme për vitin 2018, përgatitur nga Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK/TurkStat) në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë.

Në dhjetor 2018 eksportet turke u rritën me 0,2% në krahasim me muajin nëntor dhe arritën në 13 miliardë e 879 milionë dollarë. Kurse importet ranë me 28,3% në 16 miliardë e 553 milionë dollarë.

Rënie shënoi në dhjetor (2018) edhe deficiti i tregtisë së jashtme. Hendeku i tregtisë së jashtme ra me 71,1% në 2 miliardë e 674 milionë dollarë. Kurse raporti i mbulimit të importit me eksport u rrit në 83,8%.
Eksportet e Turqisë në Bashkimin Evropian (BE) shënuan rritje edhe në muajin dhjetor (2018). Vendi që ka importuar më shumë nga Turqia në muajin dhjetor ishte Gjermania. Në dhjetor Gjermanisë i janë shitur 1 miliard e 205 milionë dollarë produkte. / TRT Turkey

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of