DS, linja e prestigjit e kompanisë franceze, tashmë fiton autonominë: do të jetë një brand premium më vete. Me modelin e ardhshëm DS4, prezantohetedhe një linjë e re stilistike
Një lindje e re në botën e katër rrotave është diçka që nuk e sheh çdo ditë. E fundit që deklaroi një lajm kaq të gëzueshëm ishte pikërisht Citroën, kur regjistroi në listën e markave automobilistike emrin DS, qëprej qershorit të kaluar funksionon si një entitet autonom me të drejta të plota, i pajisur me statutin e një shoqërie fitimprurëse të pavarur dhe emërim të drejtorit ekzekutiv, në rastin konkret të Yves Bonnefont. Kumbari i këtij operacioni, shefi i PSA, Carlos Tavares, ka për qëllim rikthimin e grupit francez në zonën e përfitimeve. Përfitime të cilat – siç dihet – mund të arrihen më lehtë me modelet luksoze.
Pra, DS del nga skena si linja luksoze e markës Citroën, për të rilindur si një brand Premium, ambasador i luksit francez nëpër botë.
TEPËR PREMTUESE
Duket se vendimi nuk është marrë duke u shpresuar në një të ardhme optimiste të markës së re, por duke u mbështetur në të shkuarën “chic” të emrit DS. Prej prezantimit fillestar në prillin e vitit 2010, modelet DS kanë pushtuar gjysmë milioni klientë, 62% e të cilëve “të vjedhur” nga konkurrenca. Ky rezultat u arrit, në renditje kohore, nga e vogla DS3, modeli crossover DS4 dhe vetura DS5. Kjo e fundit, në vitin 2012 ka qenë prijëse e pushtimit të tregut kinez, shoqëruar prej vitit 2014 nga versioni i saj me tre vëllime dhe nga DS6 ËR (shikoni përmbledhjen ngjitur). Të dy janë modele të prodhuara ekskluzivisht për Azinë dhe prej vitit 2016 pritet të përbëjnë gjysmën e shitjeve të përgjithshme të markës (nga 16% të shitjeve që shënuan në gjashtëmujorin e parë të 2014). Objektiv që mbetet në linjëme kapacitetin prodhues të kësaj marke në Kinë, që për momentin ështërreth 200 mijë ekzemplarënëvit.
Duke zgjeruar kontekstin kohor dhe gjeografik, shohim se janëgjashtë risitë të cilat priten midis vitit 2018 dhe 2020, të gjitha me një stil të rinovuar, të gjitha pjesë të një game e cila pritet të ngacmojë konsumatorin e lodhur evropian dhe të bindë blerësin dorështrënguar kinez që të realizojë blerjen e parë apo të dytë të jetës së tij.
Nëse klientët kinezëderi në fund të vitit do të kenë në dispozicion disa qindra DS Store, tek ne marka fillimisht duhet të kënaqet me një hapësirë të vogël në brendësi të konçesionarëve Citroën. Pastaj do të vijnë Sallonet DS dhe së fundmi DS Store, rreth pesëdhjetë të tilla në disa nga qytetet kryesore të kontinentit të vjetër. Ndërkohë, rrjeti i asistencës do të mbetet i njëjti, edhe pse klientët e DS do të presin një shërbim të posaçëm për rangun e automjeteve të tyre.
Objektivi i shitjeve është 10% i dërgesave të përgjithshme të PSA, pra midis 300 dhe 400 mijë ekzemplarë në vit. Në kontekstin e një marke realisht globale,DS do të zbarkojë edhe në Shtetet e Bashkuara, edhe pse jo më parë se viti 2020.
NË PRITJE TË DS4
Pra, gjithçka është në rregull? Jo plotësisht. Plangprishësja në këtë rast është DS4, që nëgjashtëmujorin e parë të 2014-ës, kur e gjithë marka pati një rënie të përgjithshme, arriti të shënonte një rezultat edhe më të ulët se modeli më i kushtueshëm DS5. Me sa duket karakteri i saj prej makine me forma agresive dhe qendër rëndese të lartë nuk i ka bindur plotësisht klientët.
Jo rastësisht modeli konceptual Divine DS, e prezantuar në Sallonin e fundit të Parisit, është rreth njëzet centimetra më e ulët, duke i paraprirë gjeneratëssë dytë të këtij modeli jo shumë fatlumë, që pritet të vijë në vitin 2018 me një karroceri prej veture kompakte. Të shumtë janë elementët e kopjuar nga ky koncept: maskerina, ku janë integruar fenerët,të cilëve i bashkëngjiten elementë me LED dhe laser; pjesa anësore e makinës, me forma tepër të theksuara; pjesa e pasme, edhe pse me një pamje jo aq futuriste.DS4 e re duket se do të ndjekëmodele Premium të mirënjohur si Audi A3 Sportback, BMW Seria 1 dhe Mercedes A Class, gjë që vërehet edhe me njësitë motorike. Në majën e gamës është e logjikshme të pritet motori 1.6 THP prej 270 kf, me 70 kf më shumënjësia motorike e modelit aktual.
Ndërkohë që shumë elementë të karrocerisë së Divine DS do të kenë një vazhdimësi edhe tek modeli i prodhuar në seri, duket se nuk do të ndodhë e njëjta gjë për detajet e para në kabinë. Ndoshta i vetmi element i përbashkët do të jetë personalizimitepër i shtyrë, i cili mund të parashikojë edhe mundësinë e ndryshimit me lehtësi të veshjeve të kroskotit dhe paneleve të dyerve. Ai që e mbështet këtë teori është pikërisht Thierry Metroz, përgjegjësi i dizajnit të markës së re.
E DREJTUAR NGA LINDJA
TRE JANË MODELET e shitura në Evropë (DS3, edhe në variantin cabrio, DS4 dhe DS5), dy janë ato të destinuara ekskluzivisht për tregun kinez, apo atë aziatik në përgjithësi. Modeli SUV DS 6 WR (foto lart) ka debutuar nëpër sallone në shatorin e kaluar. Ndërkohë modeli qëka prirë pushtimin e tregut kinez nga marka franceze që në vitin 2012 është DS5, e cila prej marsit të kaluar është vetëm në versionin me tre vëllime LS (poshtë). Kjo e fundit dhe modeli SUV prodhohen në fabrikën në Shenzhen të Capsa, shoqëri me kapital të përzier franko-kinez,e themeluar në fundin e vitit 2011. Ortaku vendas në këtë rast nuk është Dongfeng, aleate historike e Citroën dhe aksionere e PSA, por përkundrazi është Changan.
Diçitura:
E realizuar mbi platformën Emp2, gjenerata e dytë e DS4 (në foto një render kompjuterik) pritet të jetë rreth 4 metra e 20 cm (nga 4.28 metrat e modelit aktual). Ajo që reduktohet në mënyrë më drastike është lartësia: koncepti i prezantuar ishte 135 cm i lartë
Grafiku pasqyron ecurinë e DS në Itali, aty ku DS3 vazhdon të jetë një best seller i padiskutueshëm. Në nivel global, linja është nisur më së miri. Në vitin 2011 kishte arritur kuotën e 110 mijë dorëzimeve të përgjithshme, të cilat kërcyen në 300 mijë në vitin 2012. Vitin pasardhës, me fillimin e tregtimit në Kinë, janë shitur në botë edhe 120 mijë DS të tjera; 63.800 njësitë e shtuara në gjashtë mujorin e parë të 2014, duke i dërguar shitjet prej lançimit në gati gjysmë milioni ekzemplarësh
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.