Është e mundur të trajnojmë trurin të luftojë ‘ dëshirën ‘ për ushqim aspak të shëmndetshëm. Është e vështirë ti rezistosh patateve të skuqura, ëmbëlsirave dhe ushqimeve të tjera që përmbajnë kalori të tepruara. Por tani nga Shtetet e Bashkuara vjen lajmi që ju mund të mbroni veten nga joshja e ushqimeve të tilla, duke trajnuar trurin të preferojë ushqime me më pak kalori dhe të shëndetshme. Këtë lloj trajnimi të trurit e sugjeron një studimi i ri nga shkencëtarët në Universitetin Tufts dhe Massachusetts General Hospital.
Studimi, i publikuar në Nutrition&Diabetes, tregon efektin e një trajnimi rastësor mbi zakonet në tavolinë dhe peshën në peshore, nëpërmjet skanerit të trurit të një grupi meshkujsh dhe femrash adult.
E pra, me të dhënat që kemi në dorë është e mundur të kundërshtojmë joshjen e ushqimeve të shijshme por aspak të shëndetshëm, duke rritur joshjen e atyre tëshëndetshme. ‘Ne nuk e fillojmë jetën duke përlqyer patatina, dhe duke urryer për shembull, makaronat integrale ,’ thotë Susan B. Roberts i Tufts University.
‘Ky lloj kondicionimi bëhet me kohë, në përgjigje të faktit për të ngrënë, më shpesh, atë që gjejmë jashtë, në një mjedis toksik ushqimesh’. Ideja e shkencëtarëve është se pasi vendosen qarqet e varësisë për ushqim jo të shëmndetshëm, mund të jetë shumë e vështirë ose e pamundur për ti ndryshuar ato pa një strategji të mirë-studiuar.
Jashtë laboratorëve, kjo do të thotë ti nënshtrosh njerëzit që kanë tendencë të fitojnë peshë pas një jete të dhënë pas dëshirës për ushqim jo të shëndetshëm dhe pas tundimesh.