Nëse drejtuesit e pushtetit vendorë nuk do të largojnë mbeturinat nga zonat që administrojnë atëherë do të mund të përballet me masa ndëshkuese administrative ose larg nga detyra. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mjedisit, Lefter Koka gjatë aktiviteteve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës.
“Afati i fundit është fundi i prillit. Shumë shpejtë inspektorati do të dalë në terren për mbledhjen e fakteve konkrete dhe në rast të mosmarrjes së masave nga ana e drejtuesve të bashkive për pastrimin e zonave që ata administrojnë, do të ketë largime nga puna ose do të ndëshkohen me gjoba”,- tha Koka sot paradite.
Stafi i Ministrisë së Mjedisit me rastin e kësaj dite i është bashkuar nismës së një grupi studentësh për të pedaluar me biçikleta me qëllim sensibilizimin e qytetarëve në mbrojtjen e mjedisit. Pedalimi nga Pallati i Kongreseve deri tek Stacioni i Trenit.
Data 22 prill, njihet në gjithë botën, si Dita Ndërkombëtare e Tokës. Kjo është një ditë që shërben për të dhënë alarmin për dëmet që njerëzimi i shkakton pyjeve, lumenjve, tokës dhe pasurive të tjera të natyrës dhe të reflektoj e sensibilizohet për të ndalur shkatërrimin e mëtejshëm te saj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.