Bizneset vendase, mes vështirësive të rënies së kërkesës e problemeve me likuiditetin, mund të marrin disi frymë lirisht, pasi në pjesën e parë të vitit nuk po përballen me rritje të kostove të prodhimit, në raport me një vit më pare, ndërkohë që në raport me tremujorin e parë, rritja është fare e lehtë për disa industri.
INSTAT bën të ditur se në tremujorin e dytë të vitit 2013, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 113.6 përqind (Viti 2005 = 100), duke shënuar një rritje prej 0.2 përqind kundrejt tremujorit të parë 2013. Ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Prodhimit është -0.5 përqind.
Industria Nxjerrëse shënoi një ulje prej 0.4 përqind. Këtumund të përmendimuljen e çmimeve të produkteve në aktivitetin “Nxjerrja e produkteve energjitike” me 1.6 përqind.
Çmimet e produkteve në aktivitetin ”Nxjerrja e produkteve jo energjitike” kanë shënuar një rritjeme 0.6 përqind. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në degën “Industri Përpunuese” shënoi rritje me 0.3 përqind. Brënda saj mund të përmendim rritjen e çmimeve të prodhimit të produkteve në aktivitetet: ”Industria tekstile dhe e veshjeve” me 0.4 përqind, ”Industria e letrës, kartonit dhe botime” me 0.7 përqind, ” Fabrikimi i mobiljeve” me 1.7 përqind.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në aktivitetin ”Industri ushqimore” shënoi ulje me 0.1 përqind.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për produktet vendase arriti 111.6 përqind duke shënuar një rritje me 0.4 përqind krahasuarme tremujorin e parë 2013. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimeve në degën “Industri përpunuese” me 1 përqind.
Indeksi i Çmimeve të Eksportit (viti 2005 = 100) arriti 120.0 përqind duke shënuar një ulje prej 0.9 përqind krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Këtu mund të përmendim uljen e çmimeve të produkteve në degën ” Industri nxjerrëse” me 0.3 përqind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.