Leka është si një sferë magjike me ngjyra të ndezura, e cila ndihmon fëmijët me nevoja të veçanta të përmirësojnë aftësitë motorike, stimujt vizivë dhe aftësitë sociale.
I lidhur me një aplikacion, Leka përmban një shumëllojshmëri aktivitetesh që lidhen me të mësuarit. Ky robot është i pajisur me sensorë të cilët zbulojnë dhe i përgjigjen bashkëveprimit të fëmijës, me drita qetësuese.
Përgjigjet interaktive janë për të ndihmuar fëmijët që të kuptojnë më mirë sinjalet sociale dhe vizive, ndërsa lojërat e ndryshme ndihmojnë në përmirësimin e aftësive sociale.
Leka rekomandohet për fëmijë nga mosha tre vjeç e lart. Ai karikohet nëpërmjet Wireless dhe bateria e tij zgjat deri në tre orë nëse përdoret për një kohë të gjatë.
Leka, një lodër e zgjuar e krijuar nga një kompani startup me të njëjtin emër, është një robot i vogël sferik, ndryshe nga roboti BB-8 te Star Wars.
Qëllimi i saj është të ndihmojë fëmijët me autizëm dhe aftësi të tjera të kufizuara të mësojnë më mirë dhe të komunikojnë me të tjerët.
Kjo pajisje e prezantuar në CES 2017 (Consumer Electronics Show) – eventi më i madh teknologjisë në botë që zhvillohet në Las Vegas, u drejtohet dhe u vjen në ndihmë shkollave dhe instituteve që kujdesen për fëmijët me autizëm dhe aftësi të kufizuara.
Është projektuar që të mund të kontrollohet si nga terapistët që kujdesen për fëmijët, ose mund të kalojë në një gjendje autonome, kështu që fëmijë të çdo moshe – madje edhe të rritur me aftësi të ndryshme të kufizuara – të kapërcejnë barrierat sociale dhe të mund të bëjnë progres.
Për shkak se këta fëmijë kanë shpesh probleme të bashkëveprojnë me të tjerët dhe të mësojnë në ambiente tradicionale, lodra si Leka, një robot-shok, veprojnë si ndërmjetës.
Leka ndriçohet nga ngjyra shumëngjyrëshe dhe po ashtu luan muzikë. Ajo ka një ekran që shfaq shprehje të ndryshme fytyre, si dhe mund të përdoret për të parë foto e video. Megjithatë, funksioni kryesor, janë lojërat edukative dhe mund të personalizohet, për të modifikuar sasinë e stimulimit dhe nivelin e bashkëveprimit për fëmijët me nevoja të ndryshme.
Disa prej lojërave janë shumë të thjeshta, si për shembull duke e pyetur fëmijën të identifikojnë një objekt apo një ngjyrë, ndërsa të tjera fokusohen për ta nxitur të bashkëveprojë me një të rritur. Nëpërmjet veprimeve të përsëritura, kjo lodër është e destinuar për t’u bërë një spirancë e sigurt për fëmijët me aftësi të kufizuara për t’u mbështetur dhe për të mësuar.
Themeluesi dhe CEO i Leka-s, Ladislas de Toldi, thotë se lodrat me qëllim përmirësimin e zhvillimit konjitiv mund të kushtojnë mijëra dollarë.
Kështu që kompania mendon se çmimi 700-800 dollarë është i arsyeshëm për prindërit të cilët duan ta blejnë atë menjëherë dhe jo thjesht të mjaftohen, duke e çuar fëmijën në një institut që kujdesen për fëmijët me nevoja të veçanta. Kompania thotë se ka si synim ta nxjerrë në shitje këtë produkt në nëntor të këtij viti.
*Në foto Ladislas de Toldi, Ceo i Leka