Monedha vendase e mbyll këtë javë me një bilanc pozitiv kundrejt valutave të huaja në tregun e brendshëm të këmbimit valuator.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro e nisi javën në kuotën e 140.92 lekëve dhe e mbylli në nivelin e 140.42 lekëve. Monedha e përbashkët është zhvlerësuar këtë javë në tregun vendas si pasojë e rënies së kërkesës nga ana e bankave për të blerë euro për llogari të klientëve të tyre. Kjo ka ccuar si pasojë në një forcim të leku-t.
Nga ana tjetër, zhvlerësimin më të madh e ka pësuar dollari, I cili e ka nisur javën në kuotën e 104 lekëve dhe ka zbritur tashmë në nivelin e 102.65 lekëve. Dobësimi I monedhës së gjelbër vjen si pasojë e rënies së tij në këmbimet me euron në bursat ndërkombëtare si pasojë e problematikave për miratimin e buxhetit të ri në shtetin amerikan.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.