Monedha vendase ka mundur të mbyllë një javë pozitive në favor të saj. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro e ka nisur javën në kuotën e 140.14 lekëve dhe e ka mbyllur të premten në 140.01 lekë. Monedha e përbashkët ka rregjistruar një dobësim të lehtë gjatë kësaj jave, por duke mbetur mbi nivelin 140 lekë.
Dollari gjithashtu ka rregjistruar një zhvlerësim të lehtë. Monedha e gjelbër e ka nisur javën në kuotën e 101.35 lekë dhe e ka mbyllur në 101.29 lekë.
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 101.29 +0.17
EURO EUR 140.01 -0.08
Poundi Britanik GBP 169.92 -0.25
Franga Zviceriane CHF 114.83 -0.30
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.