L’Equipe / 10 futbollistët më të paguar në botë

08/02/2019 1:00 PM 0 komente

Sipas klasifikimit të publikuar nga e përditshmja franceze “L’Equipe”, ylli i Barcelonës, Lionel Messi fiton 8,3 milionë euro.

Kjo e bën argjentinasin futbollistin më të paguar në botë, para Cristiano Ronaldo, Antoine Griezmann e Neymar.

Top 10 përbëhet nga lojtarë të Premier League, La Liga, Serie A dhe Ligue 1, ndërsa Bundesliga nuk përfaqësohet nga asnjë futbollist.

 

Messi, golashënuesi më i mirë në La Liga, është në krye të klasifikimit të futbollistëve më të paguar në botë, me 8,3 milionë euro.

 

Ronaldo, i cili prej një viti luan me  Juventus, është në vend të dytë, me 4,7 milionë euro në muaj, pak më shumë se gjysma e pagës së rivalit të tij argjentinas.

 

Lojtari i Atletico Madrid, Antoine Griezmann është i treti, me 3,3 milionë euro në muaj, falë marrëveshjes së re që firmosi pas largimit nga Barcelona.

 

Neymar, ndërkohë, është në vend të katërt, me 3,06 milionë euro në muaj, ndërsa shoku i skuadrës së Messi-t, Luiz Suarez, kompleton top 5, me 2,9 milionë euro.

 

Futbollisti anglez, Gareth Bale, renditet i gjashti, me 2,5 milionë euro dhe është i vetmi lojtar i Real Madridit në top 10.

 

Në klasifikimin e L’Equipe, Barcelona përfaqësohet me tre lojtarë në top 10, pas Messi dhe Suarez, në vend të 7 renditet Philippe Coutinho, me 2,3 milionë euro.

 

Përfaqësuesi i parë i Premier League është sulmuesi i Manchester United, Alexis Sanchez, në vend të 8, i cili fiton 2,28 milionë euro në muaj në Old Trafford.

 

PSG përfaqësohet sërish në këtë klasifikim me Kylian Mbappe, në vend të 9, me 1,73 milionë euro në muaj.

 

Top 10 mbyllet me një tjetër futbollist që luan në kampionatin anglez, Mesut Ozil, paga e të cilit është 1.6 milionë euro në muaj me Gunners.

 

Futbollisti më i paguar i Bundesligës është Robert Lewandowski, i cili luan te Bayern München, paga e të cilit është 1,33 milionë euro në muaj.

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of