Drejtori i Inspektoriatit të Punës Dritan Ylli mori pjesë sot në konferencën Europiane për sigurinë dhe shëndetin në punë, që po zhvillohet në Riga të Letonisë, gjatë të cilës u evidentua nevoja e bahkëpunimit në mes të punedhënësve dhe punëmarrësve për të pasur nje dialog në mes tyre në mënyrë që të dyja palët të japin kontributin e tyre për të pasur vende pune më të sigurta dhe të shëndetshme.
Gjatë punimeve të konferences drejtori i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli takoi drejtorin e BE për punësimin dhe dialogun social, Jordin Curell Gotor, në biseda më të cilin z.Ylli deklaroi se tashmë legjislacioni i punës në Shqipëri thuajse është përafruar krejtesisht me atë që veprojnë shtetet anëtare të BE.
“ Ne po perpiqemi që në funksion të bazës ligjore të shtojmë më shumë kontrollet, imformimin dhe ndërgjegjesimin për të bërë vendet në tregun e punës në Shqipëri, po aq të sigurta dhe të mirëqena sa vendet e punës në tregun e BE-së”- ka thënë ai.
Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshem i Inspektoriatit të Punes , Dritan Ylli zhvilloi takime edhe me homologë të tij, të vendeve të ndryshme të Europes , ku shkëmbyen eksperienca edhe mendime për luftën kundër Punës informale dhe bërjen e vendeve të punes më të sigurta.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.