Të mirat: Bazohet në një platformë të kolauduar siç është Snapdragon 400 Quad Core 1.2 GHz dhe ka 1 GB memorie RAM, 8 GB memorie të brendshme
Të këqijat: E pashpjegueshme mungesa e sensorit të ndriçimit në një aparat të nivelit të tillë
Të përgjithshme: Shtëpia koreane sapo ka hedhur në treg modelin e ri që mund të menaxhohet edhe me laps
Çmimi: 450 euro
LG ka prezantuar zyrtarisht modelin e ri LG G3 Stylus, një smartfon me përmasa të mëdha dhe që është i pajisur edhe me një laps. Për publikun ky model u prezantua në Panairin e Përvitshëm të Teknologjisë që u mbajt në Berlin IFA 2014, ndërsa pritet të debutojë si fillim në Brazil e më pas do të mbërrijë edhe në Amerikën Latine dhe në Azi, nuk dihet ende se kur mund të jetë i disponueshëm në tregun e Europës.
Lapsi, që e gjejmë edhe te modeli Galaxy Note i Samsung, ju lejon që të vizatoni, të shkruani, të mbani shënime direkt në ekran. LG G3 Stylus karakterizohet nga një dizajn i tipit Floating Arc, me konture të buta, si dhe me pjesën e pasme në material metalik.
Fableti karakterizohet nga tipare programimi që gjenden edhe te një tjetër model që gjendet në majë të gamës LG G3. Presidenti i kompanisë Jong-Seok Park tha: “Besojmë se G3 Stylus është perfekt për ata konsumatorë që kërkojnë një smartfon të fuqishëm dhe me çmim të arsyeshëm. Kjo do të ofrojë jo vetëm një përvojë me praktikën e lapsit, por të ngjashme nga ana e dizajnit dhe performancës me atë të G3. Jemi të sigurt se ky model do të shërbejë si një pikë referimi për tregjet 3G”.
Aparati do të ofrohet në versionin dual SIM dhe me ngjyrë të zezë, të bardhë dhe të artë. Ndër specifikimet teknike mund të përmendim ekranin 5.5 polësh me rezolucion QHD (960×540 piksel), një bateri të çmontueshme 3000 mAh, procesor quad-core 1.3 GHz, 1 GB RAM, 8 GB memorie të brendshme microSD, një fotokamerë ballore 1.3 megapiksel dhe një të pasme 13 megapiksel. Nuk mungon edhe ndërlidhja me Wi-Fi, Bluetooth e 3G. LG G3 Stylus ka përmasa 149,3 x 75,9 x 10,2 milimetra dhe peshon 163 gramë.
Skeda teknike
Përmasat: 69.6 x 137.7 x 10.3 mm
Pesha: 134 gramë
SoC: Qualcomm Snapdragon 400 MSM8926
Procesori: ARM Cortex-A7, 1200 MHz,
Procesori grafik: Qualcomm Adreno 305
Memoria RAM: 1 GB
Memoria e brendshme: 8 GB
Skeda e memories: microSD
Ekrani: 5 polësh, IPS, 720 x 1280 piksel, 24 bit
Bateria: 2540 mAh
Sistemi operativ: Android 4.4.2 KitKat
Fotokamera: 3264 x 2448 piksel, 1920 x 1080 piksel, 30 fps
Wi-Fi: b, g, n, Wi-Fi Hotspot, Wi-Fi Direct
USB: 2.0, Micro USB
Bluetooth: 4.0
Navigimi: GPS, A-GPS, GLONASS