Seria L që përfshin tri modele deri tani – Optimus L3, Optimus L5 dhe Optimus L7, ofron ekuilibrin e përsosur midis stilit suprem dhe teknologjisë praktike.
Elementët estetikë të linjës L, si stili modern katror, që bën të mundur mbajtjen e telefonit në një mënyrë më të rehatshme,
teknologjia e ekranit Floating Mass për një pamje më të hollë të aparatit, Seamless Layout, që siguron një vendosje më intuitive të butonave si dhe detaji metalik i celularit,
theksojnë më shumë dizajnin e jashtëzakonshëm të LG Electronics.
LG Optimus L3 ka ekran 3,2 inç diagonal, sistemim e operimit Android 2.3 Gingerbread, si dhe bateri 1500mAh. Diagonalja e ekranit të Optimus L5 është 4 inç,
ndërkohë që Optimus L7 ka ekran 4,3 inç dhe të dyja modelet kanë sistemin e operimit Android Ice Cream Sandwich.
Zhvillimi i celularëve është vërtet i pabesueshëm: duke filluar me një gjë që e pamë së pari në duart e Danny Glover, në filmin “Arma vdekjeprurëse”
dhe arriti të jetë nevojë dhe detaj mode; nga një telefon që ishte i hollë sa një tullë te një telefon më i hollë se një tel. Smartfonët më modernë të tipit “duhet t’i keni”
për këtë pranverë dhe verë janë ato të LG-së nga seria L, që mund t’i gjeni edhe në tregun ballkanik.