Krijuesi i telefonave inteligjentë i Koresë së Jugut, LG Electronics Inc, deklaroi që nuk e konstaton problemin e mbinxehjes me procesorin e ri Snapdragon, prodhuar nga kompania Qulacomm. Ky procesor fuqizon pajisjet me ekran të harkuar që do të dalin në shitje gjatë këtij muaji.
“Jam shumë i vetëdijshëm për një sërë shqetësimesh në treg rreth Snapdragon 810, por performanca e çipit është shumë e kënaqshme”, deklaroi Woo Ram- Chan, zëvendëspresidenti për planifikimin e telefonave, gjatë eventit të prezantimit të telefonit inteligjent, G Flex2.
Komentet erdhën pasi Bloomberg raportoi më herët që Samsung Electronics Co Ltd, krijuesi më i madh i telefonave inteligjentë në botë, vendosi për mospërdorimin e procesorit të ri të Qualmcomm për gamën e Galaxy S, pasi çipi mbinxehej gjatë testeve të bëra. Samsung dhe Qualcomm ka refuzuar të komentojnë rreth raportimit, i cili mbështetej në një burim të paidentifikueshëm.
Samsung pritet që të nxjerrë telefonin e ri inteligjent të gamës Galazxy S në fillim të marsit dhe Bloomberg raportoi që firma Koreane do të përdorë procesorin e saj.
Por raportimet nga LG thon që testet e fundit të bëra tek G Flex2, të fuqizuar nga procesori i ri Qualcomm, tregojnë që produkti i ri emeton më pak nxehtësi se sa pajisjet ekzistuese. Telefoni ka dalë në shitje në Korenë e Jugut gjatë javës së kaluar.