LG prezanton zyrtarisht LG V30, me ekran FullVision 6 inç dhe karakteristika “top”

31/08/2017 5:28 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Për LG V30, deri më tani dihej thuajse gjithçka… Prezantimi zyrtar shërbeu vetëm për të konfirmuar këto zëra dhe për të zbuluar disa karakteristika të tjera.

Me LG V30, kompania koreanojugore ndryshon tërësisht dizajnin dhe i afrohet gjithnjë e më shumë serisë G. LG V30 ka ekran FullVision 6 inç, me korniza më të holla krahasuar me LG G6.

Për këtë model, LG ka përdorur karakteristikat më të mira që ofron tregu, duke nisur nga procesori Snapdragon 835. Por kompania koreanojugore sjell disa të reja interesante në sektorin fotografik, duke zhvilluar zgjidhje inovative të menduara për përdoruesit….

 

LG4

 

Karakteristikat e LG V30

Në brendësi të LG V30 gjejmë karakteristikat më të mira të pranishme në treg. Pas një zhgënjimi të vogël me LG G6, që zotëronte një procesor të vitit 2016, Snapdragon 821, LG V30 ka procesorin Snapdragon 835, i cili supurtohet nga 4 GB RAM dhe 64 GB memorie e brendshme (në versionin Plus është 128 GB). Hapësira e arkivimit mund të rritet nëpërmjet një microSD.

LG V30 është hapi i dytë që kompania koreanojugore ndërmerr për reduktimin më tej të kornizës rreth ekranit. Te LG V30 kornizat thuajse janë zhdukur. Ekrani është OLED FullVision, 6 inç, me rezolucion QuadHD+ (2880×1440) 538 ppi.

 

LG2

 

Siç ndodhi me dy modelet e mëparshme (LG V10 dhe LG V20), edhe LG V30 është rezistent nga pluhuri dhe nga uji.
LG bën të ditur se V30 ka kaluar një sërë testesh të qëndrueshmërisë ushtarake dhe për këtë ka marrë certifikatën ushtarake MIL-STD-810G.

Nga pikëpamja e ndërlidhjes, LG V30 zotëron Bluetooth 5.0 dhe USB Type-C2.0, që është e përmirësuar falë një azhurnimi të sistemit, duke i rritur shpejtësinë. Bateria është 3300mAh dhe suporton karikimin wireless.

LG V30 do të përdorë sistemin operativ Android Nougat 7.1.2, i cili me siguri do të azhurnohet në fund të vitit në Android Oreo 8.0.
LG V30 do të përdorë dhe asistentin personal të Google, “Ok Google”.

 

LG6

 

Sektori fotografik i LG V30

Në ditët e mëparshme është folur shumë për dy karakteristika të pajisjes: sektori fotografik dhe ai audio.
E nisim nga i pari. LG V30 ka dy kamera në pjesën e pasme me një sensor 16 Megapiksel, me hapje f/1.6 dhe stabilizator OIS dhe EIS. Sensori i dytë ka një lente me kënd të gjerë 130 gradë, prej 13 Megapiksel dhe hapje f/1.9. Kamera e përparme është 5 megapiksel, me një lente me kënd të gjerë 90 gradë.

Mjaft interesant është edhe software fotografik i zhvilluar nga kompania koreanojugore, i cili ofron dy funksione të reja: Cine Effect e Point Zoom.
Nëpërmjet Cine Effect ju mund të bëni video si të ishit një regjisor i vërtetë, duke përdorur filtrat e vënë në dispozicion nga LG. Ndërsa Point Zoom, është një algoritëm special që ju lejon të zmadhoni një person edhe nëse nuk ndodhet në qendër të ekranit.

Për ata që janë të pasionuar pas videove, kompania koreanojugore vë në dispozicion LG-Cine Log, një funksion për editimin e videove pasi i keni bërë.

 

LG5

 

Sektori audio i LG V30

Për të realizuar një smartphone sa më të sofistikuar, LG nuk mund të linte pas dore edhe sektorin audio. LG V30 është telefoni i parë në botë që përdor teknologjinë MQA (Master Quality Authenticated) që ju lejon dëgjimin e videove në streaming, me një cilësi audio cilësore.
Ndër të tjera, LG V30 zotëron Quad DAC Hi-Fi, 32 bit, me audio të kalibruar, në bashkëpunim me B&O PLAY. Falë bashkëpunimit me Bang&Olufsen, në brendësi do të gjeni dhe një palë kufje nga kompania daneze.

 

LG3

 

Çmimi dhe data e daljes në treg

LG V30 do të jetë i disponueshëm për klientët në Korenë e Jugut duke filluar nga data 21 shtator, ndjekur nga Amerika e Veriut, Azia, Europa, Afrika dhe Lindja e Mesme pak më vonë. LG V30 do të jetë i disponueshëm në katër ngjyra.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz