Platforma e re e veshjeve Android e Google debuton në pajisjet LG
LG Electronics po punon së bashku me Google për orën LG G mbështetur nga Android Wear™, e cila zgjeron platformën Android dhe te produktet që vishen. LG G Watch do të jetë e përputhshme me një sërë smartfonësh Android™ dhe do të japë informacion të dobishëm për përdoruesit pikërisht kur atyre u duhet ose kurdo që do të thonë “OK Google” për të pyetur ose për të kryer veprime. Si një nga partnerët kryesorë të Google në këtë ndërmarrje, LG po planifikon që të paraqesë orën e saj të parë me Android Wear në tremujorin e dytë të 2014-s.
LG G Watch me Android Wear do të paraqesë një pengesë të ulët hyrjeje për zhvilluesit dhe do të ofrojë përvojën më të mirë Google për përdoruesit. Inxhinierët e LG-së punuan ngushtësisht me Google që në fillim për t’u siguruar që LG G Watch punonte shumë mirë me Android Wear. Kjo është pajisja e katërt LG në bashkëpunim me Google, pas Nexus 4, Nexus 5 dhe LG G Pad 8.3 Google Play Edition.
“Mundësia për të punuar me Google për LG G Watch ishte shansi ideal për LG për të hequr gjithë kufizimet për dizajn dhe inxhinierinë”, – tha dr. Jong-seok Park, president dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë LG Electronics Komunikimet e Lëvizshme. “Me orën LG G, LG po vijon vendosjen e standardeve në produktet që vishen duke ndjekur gjurmët e së parës orë-telefon 3G Touch Watch Phone në vitin 2009 dhe Prada Link në vitin 2008. Ne besojmë se një pajisje e mirëdizenjuar ka potencial të shkaktojë stuhi në tregun e produkteve inteligjente që vishen”.