Emri i shtetit të Libanit lidhet shumë shpesh me ngjarje tejet të rënda, me luftën shkatërruese që po zhvilohet atje, me krimin, me armët, me shkallën e lartë të vdekjeve, etj.
Por një set fotosh të bëra nga ajri nxjerrin në pah një imazh tjetër të këtij shteti në Lindjen e Mesme, foto që shumëkush prej nesh nuk do ta besojnë që ndodhen aty dhe që bëhet fjalë po për të njejtin vend.
Beirut, kryeqyteti i Libanit me një popullsi mbi 2 milionë banorë.
Vija bregdetare e Jounieh, që ndodhet në veri të Beirutit. Ky është një prej qyteteve me numrin më të madh të turistëve, sepse të gjithë duhet të vijnë këtu që më pas të marrin teleferikun për të vizituar statujën e “Zonjës Sonë” në Harisa.
Ujërat blu të vijës bregdetare në Perëndim të Libanit, në rajonin e Keserwanit, që ndodhet në veri-lindje të Beirutit.
Këto foto të mrekullueshme u nxorrën nga fotografi libanez Rami Rizk.
Një prej lokaleve të hapura që ka edhe numrin më të lartë vizitorëve, The Frozen Cherry Sky Lounge Club Zaarour dhe që ka një prej pamjeve më të bukura si gjatë verës ashtu edhe gjatë dimrit.
Kjo shtëpi qëndron e vetme në majën e luginës së Bsharrit, që është njëkohësisht edhe vendlindja e shkrimtarit të njohur libanez Kahlil Gebran.
Pamje nga shtëpitë me tulla të kuqe në fshatin e Doumas. Në të kaluarën ky fshat ka qenë pjesë e Perandorive të Greqisë, Turqisë dhe Romës.
Pamje e pyllit të Bkâssîne në rajonin e Al Janu btë Libanit
Sërish pamje e pyllit të Bkâssîne.
Pamje nga Rezerva Natyrore e Al Shouf Cedars në mallet e Baroukut, ne veri të vendit.
Kjo është xhamia e famshme e Mohammed Al Amine, e cila shpesh herë qyhet edhe si Xhamia Blu dhe që ndodhet në qendër të Beirutit, që dikur konsiderohej si Parisi I Lindjes së Mesme.
Statuja e “Zonjës Sonë” në Harissa të Libanit
Pamje nga fshati i Ehden i mbuluar i tëri me re dhe që ndodhet në veri të Libanit.
Parku Horsch në Beirut, njëkohësish edhe parku më i madh në qytet. Ai mbulon një sipërfaqe të gjelbër prej 300,000 m².
Statuja e Jezusit, që ndodhet ngjitur me kishën Yasou El Malak në qytetin bregdetar të Jouniehit.
Statuja e “Zonjës Sonë” ndodhet në qytetin e vogël të Harisas, njëkohësisht edhe një prej pikave me numër të lartë pelegrinësh në Lindje.
Foto e vijës bregdetare të qytetit të Anfehit, njëkohësisht edhe një prej destinacioneve më të vizituara në veri.
Pamje e qytetit jugor të Tyre, qyteti i katërt më i madh në Liban, pas Beirutit, Tripolit and Sidonit.
Kjo është një prej godinave më të famshme në qytein e Tyre-it.
Mzaar Kfardebian është një prej rezorteve më të mëdha të skive në Lindjen e Mesme dhe ndodhet vetëm një orë larg në veri-lindje të Beirutit.
I gjithë rezorti i Mazzrit mund të shihet nga një prej pistave të skive. Në Liban ndodhen gjithsej rreth 6 rezorte skish.
Statuja e Shën Charbel-it është statuja më e madhe në Liban dhe u vendos në vitin 2017 në fshatin e Farayas. Charbeli ishte një prif nga Libani që thuhet sa ka pasur fuqi shëruese dhe u shpall shenjt nga Papa Paul VI në vitin 1965.
Liqenet që shihni në pamjen e mësipërme janë të krijuara nga dora e njeriut dhe ndodhen në fshatin e Faloughas.
Kjo është ujëvara në qytein e Jezzines, që njihet ndryshe edhe si “qyteti i ujëvarave”.
Lumi i Litanit, që rrjedh nga ujëvara Beqaa është një prej lumenjve më të rëndësishëm.
Këmbana e një prej kishave më të rëndësishme në vend dhe që ndodhet shumë pranë Chouwen Lake Nature Reserve.
Foto e statujës së Shën Charbalit në fshatin e Farayas, e bërë nga maja e malit, Mount of the Cross, gjatë verës.
Ky është një prej fshateve me piktoreskë që ndodhet në Laqlouq, në veri të vendit dhe që ka një prej pamjeve më të bukura sidomos gjatë stinës së vjeshtës.
Pamje nga disa prej fushave më pjellore të fshatit Ammiq, në qendër të Libanit. Ai njihet gjithashtu edhe për numrin e lartë të llojeve të ndryshme të shpendëve, gjitarëve dhe zvarranikëve.
Pamje nga kodrat e rajonit Cherouf në jug-perëndim të Libanit.