Udhëheqësit evropianë të tronditur nga ri-kthimi i papritur i trazirave të krizës së borxhit do të mblidhen për bisedime në Bruksel këtë javë teksa përpiqen të rifitojnë besimin e investitorëve në eurozonë.
Pas një jave, që rezervat evropiane ‘u zhytën’ në një situate të veshtire, udhëheqësit përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez, François Hollande, do të takohen për një samit dy-ditor i cili pritet të fillojë në 23 tetor ku ekonomia e rajonit do të zërë sërish vendin kyc në rendin e ditës.
“Ky është një ‘alarm’ për të gjithë udhëheqjen e euro-zonës, që strategjia e ndjekur nga ata, me një fokus të fortë mbi objektivat e deficitit fiskal, nuk po funksionon, ‘ deklaroi në një intervistë Charles Dallara, ish-shefi i Institutit për Financat Ndërkombëtare.
Të 28 udhëheqësit e BE-së po përgatiten tw takohen teksa ‘jehonat’ e krizës që u shfaqën në Greqi në fund të 2009 vijojnë të ‘kumbojnë’ rreth tyre, me rënie në obligacionet qeveritare në vendet periferike dhe rënie globale të aksioneve të tregut prej më shumë se 3 trilion dollar deri këtë muaj. Ekonomia e 18 vendeve të eurozonës stanjoi gjatë tremujorit të dytë dhe inflacioni, në 0.3 përqind muajin e kaluar, nuk duket se po i rikthehet objektivit të BQE-zsë prej vetëm pak nën 2 përqind përpara vitit 2017.