Nga viti 2011 në 2013, 5 shtetet më të “pabarabarta” sipas OECD kanë rritur nivelin e pabarazisë së të ardhurave 5 herë më tepër se sa të tjerët.
Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ka publikuar së fundmi një raport, i cili parashikon se pabarazia e të ardhurave nga 1990-2010 akumulon te të gjithë vendet anëtare të saj një rritje të ngadaltë totale prej 4.7%. Zgjidhja që OECD sugjeroi: rishpërndarje e qeverisjes (balancimi), financimi nëpërmjet rritjes së tatimit mbi “individët më të pasur” dhe “korporatat multinacionale”.
“Duke mos adresuar pabarazinë, qeveritë janë duke ‘shkurtuar’ strukturën sociale të vendeve të tyre dhe duke dëmtuar rritjen e tyre ekonomike afatgjatë”, – deklaroi sekretari i përgjithshëm i OECD, Angel Gurria.
Nga vitet 2000-2010, shumë nga 34 vendet e OECD nxitën rritjen duke nisur programet sociale me paratë e huazuara. Por jo të gjithë. Pesë nga vendet më “të pabarabarta” në raport, që janë: Izraeli, Shtetet e Bashkuara, Turqia, Meksika dhe Kili, abstenuan. Ata e rritën borxhin e tyre me 3% mesatarisht, krahasuar me një rritje mesatare prej 40% në mesin e anëtarëve të tjerë të OECD-së.
Kur presionet shtrënguese shtuan më tepër borxhin në vitet e fundit, vendet më pak “të barabarta” u rritën shumë më shpejt se sa kolegët e tyre anëtarë. Nga 2011-’13, sipas Bankës Botërore, pesë vendet më të pabarabarta u rritën gati pesë herë më shpejt (mesatarisht 3.9% zgjerim vjetor) se sa të tjerët (0,84%).
Flasim për Greqinë. Nga 1999-2012, koeficienti i saj Gini “u përmirësua” me 6% në 0,34 nga 0,36 – më shumë se çdo vend tjetër i OECD-së. (koeficienti Gini mat shpërndarjen e të ardhurave, ku 0 përfaqëson barazinë e plotë dhe 1 përfaqëson një shoqëri ku një person i vetëm ka të gjitha të ardhurat). Rishpërndarja e shpenzimeve sociale të Greqisë u rrit më shpejt në mesin e kolegëve të OECD përgjatë viteve 2000-’12. Por ekonomia e Greqisë është zvogëluar për më shumë se 20% që nga 2010 (sipas të dhënave të Bankës Botërore), dhe sot më shumë se një e treta e qytetarëve të saj konsiderohen se janë në rrezik varfërie totale (sipas të dhënave të Eurostat-it).
Kili, e cila e ka shkallën më të lartë të rritjes se mesatarja vjetore në dekadën e fundit, prej 4% (sipas të dhënave të fundit të Bankës Botërore) – është gjithashtu vendi më i pabarabartë në shpërndarjen e të ardhurave në mesin e anëtarëve të OECD, me një koeficient Gini prej 0,5. Për sa u përket shpenzimeve sociale dhe shpenzimeve qeveritare (Meksika është më e ulët), shkalla e varfërisë në Kili ra me 6% gjatë 2007-’11 (sipas të dhënave të fundit të OECD). Kjo është ulja më e madhe gjatë kësaj periudhe midis anëtarëve të OECD.
Lidhur me pretendimin e OECD – se “rishpërndarja e të ardhurave është, në rastin më të keq, faktor neutral për rritjen” – të shumtë janë ata që pretendojnë se kjo nuk është e vërtetë. Në thelb, analiza e OECD përqendrohet në rritjen e taksave mbi të ardhurat ose jo për të reduktuar pabarazinë “neto”, gjë që ndikon rritjen. Kjo masë e pabarazisë neto është “mashtruese”. Raporti i OECD injoron shpenzimet si kujdesi shëndetësor, arsimi dhe strehimi.
Në kuadër të idesë së OECD, TVSH-ja dhe taksa të ngjashme për mallra dhe shërbime në fakt përbëjnë një pjesë të madhe të të ardhurave tatimore (33%) sesa përbëjnë taksat mbi të ardhurat personale (25%). Si rezultat, niveli i të ardhurave tatimore është prioritet për politikën “e rishpërndarjes”. Për shembull, nga 1990-2010, norma mesatare margjinale e të ardhurave nga taksat brenda OECD ishte ulur në 44.9% nga 50.6%. Por mesatarja e TVSH është ngritur në 18% nga 16.7%, si masë e madhe kompensimi, në kuadër të shkurtimeve në lidhje me gjenerimin e të ardhurave.
Nga 1995-2012, vendet anëtare të OECD-së që rritën shpenzimet qeveritare ndaj PBB-së së vendit të tyre, zvogëluan me 30% rritjen ekonomike që këto vende anëtare patën parashikuar. Rritja e tyre mesatare vjetore ishte 1.9% krahasuar me 2.5%.
Nëse vendet që u prekën më tepër nga kriza, kishin më tepër nevojë për shpenzime qeveritare për të rritur ekonomitë e tyre, ata duhet të kenë përjetuar ndryshim të mprehtë të rritjes. Por, ky fakt nuk është i vërtetë. Në vendet anëtare të OECD-së, vendet që rritën shpenzimet qeveritare përgjatë 2009-’12, kishin rritjen ekonomike prej 3.2% në vitin 2012. Ndërkohë rritja në vendet që zgjodhën të kryenin më pak shpenzime qeveritare ishte 4.9%, pra dukshëm më mirë.
Çështja nuk është se pabarazia është e “mirë” për rritjen. Përkundrazi, çdo analizë e prapambetur, në kërkim të rritjes është implicite, kjo sepse ekonomitë ndryshojë. Ndryshimi teknologjik do të prodhojë fitues të mëdhenj, po ashtu edhe humbës. Dhe ndërsa anëtarët europianë të OECD kanë qenë dukshëm më larg për nga barazia se “kolegët” e tyre përtej Atlantikut, ata kanë qenë edhe më larg të qenët inovativë.
Europa nuk ka prodhuar ende një kompani interneti që të vlejë më tepër se 10 miliardë dollarë, krahasuar me 6 të tilla që blejnë më tepër se kjo shumë në SHBA.
Mbase, koha e shteteve të OECD-së do të shpenzohet më mirë, duke studiuar krijimin e pasurisë në këtë peizazh të ri, në vend të politikës së rishpërndarjes, si mendim i vjetër.
MATTHEW SCHOENFELD, WALL STREET JOURNAL
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.