Facebook do të rikthehet në origjinën e tij, në vitin 2004, kur erdhi si një platformë fotosh dhe biografish të studentëve të Harvardit. Rikthimi në kohë bëhet i mundur falë Lifestage, një aplikacion për iPhohe, që është i ndaluar për ata që janë mbi 21 vjeç. Ky aplikacion i disponueshëm në SHBA, është menduar që të vërë në kontakt studentët e së njëjtës shkollë si dhe me shkollat fqinje.
Çdo student duhet të deklarojë gjatë regjistrimit se cila është shkolla që frekuenton dhe mund të shohë profilet e studentëve të së njëjtës shkollë apo atyre afër gjeografikisht. Të gjitha informacionet personale, zakonisht të dhëna në formë të shkruar, janë zëvendësuar me video. Këto video janë të dukshme për studentët e së njëjtës shkollë, më kusht që të mos jenë më shumë se 21 vjeç.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.