Kryetari i një komiteti me ndikim të ligjvënësve britanikë ka kërkuar që Ministri i Financave George Osborne ta bëjë të qartë se bankat nuk duhet të jenë në gjendje të neutralizojnë gjobat rregullatore kundrejt faturave të tyre tatimore të korporatës.
Në një letër dërguar në Thesar, deputeti konservator Andreë Tyrie tha se ishte me rëndësi që huadhënësit të paguajnë koston e plotë të penaliteteve të sjelljes së keqe.
‘Do të ishte krejtësisht e papranueshme, nëse tatimpaguesit, që shpëtuan bankat në vitin 2008, ta gjejnë veten pjesërisht përgjegjës për pagesën e penaliteteve të bankave’, tha Tyrie në letër, të publikuar të dielën.
Bankat britanike janë gjobitur miliarda paund nga rregullatorët globale që nga kriza financiare e viteve 2007-09 si pasojë e skandaleve për shitje të parregullt, manipulimin e tregut dhe shkeljet rregullatore.
Tyrie, i cili kryeson Komitetin e Thesarit, ka kërkuar gjithashtu sqarime nga Osborne se marrëveshjet e arritura me rregullatorët e huaj duhet po ashtu të ndalojnë reduktimin e taksave të Mbretërisë së Bashkuar.
Megjithatë ai tha se shpenzimet për bankat që lidhen me shqyrtime të pavarura të urdhëruara nga Autoriteti i Sjelljes Financiare të Britanisë për të përcaktuar nëse ka ndohur apo jo shkelja duhet të jenë subject i zbritjes së taksave, për aq kohë sa nuk është gjetur shkelje.