Investitorët në kërkim për kompani me të dhëna të mira mjedisore, sociale dhe qeverisje do e kenë më të lehtë punën, pasi politikanët evropianë vendosën se mijëra firma duhet të bëjnë publike performancën e tyre si subjekte të korporatave.
Triliona dollarë të fondit të pensioneve, sigurues dhe para të fondit të ndërsjelltë janë investuar tashmë në kompanitë që ‘e filtruara’ për një gamë të kritereve etike për shkak të deshmive se firma të tilla kanë tendencë të jenë më të dobishme në terma afat-gjatë.
Deri tani, publikimi i informacionit nuk ka qenë konseguent. Legjislacioni i ri, edhe pse disi i ‘zbutur’ nga propozimet fillestare, do të detyrojë rreth 6,000 subjekte shumica firma të listuara në të gjithë Bashkimin Evropian që të japin detaje se si i trajtojnë çështje të tilla si mikëmarrja dhe të drejtat e njeriut.
Legjislacioni, i cili ende duhet të miratohet nga shtetet anëtare të BE-së, do i kërkojë kompanive të japin informacion shpjegues për çështjet mjedisore, sociale, të punonjësve, të drejtat e njeriut, korrupsionit dhe mikëmarrjes në raportet e tyre të menaxhimit.
Se si do të ‘shpaloset’ në praktikë mbetet ende për tu organizuar dhe ka gjasa të ndryshojë. Rregullat nuk e përshkruajnë informacionin që duhet të jepet.
Mattheë Doyle, drejtor i Hermes Equity Oënership Services, tha se rregullat do të ‘nxisin zhvillime të reja të rëndësishme në raportimin korporativ ‘dhe do të mundësojnë investitorët të fitojnë qasje në informata ‘materialisht të rëndësishme’ të cilat do i ndihmojnë ata të vlerësojnë më mirë qëndrueshmërinë e operacioneve të kompanive.