Personat që do të ushtrojnë gjuetinë në Republikën e Shqipërisë, do të duhet të trajnohen, por jo falas. Pr.ligji i ri për gjuetinë, që përpiqet të vendosë korniza në funksionimin e këtij profesioni, saktëson edhe masat ndëshkimore për gjuetarët.
Relacioni i këtij pr.ligji, dërguar së fundmi në Kuvend shpjegon se personat që do të ushtrojnë gjuetinë, do të duhet t’i nënshtrohen njëtrajnimi përgatitor përpara kryerjes së testimit të gjuetarit, trajnim i cili organizohet nga OJF që kanë objekt të veprimtarisë së tyre mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë.
Në përfundim të kursit të trajnimit, personat pajisen me certifikatë, sipas formatit të miratuar nga ministri I Mjedisit. Por, Vlera tavan e tarifës qëpaguan personi për të zhvilluar kursin, ende nuk saktësohet, por relacioni tregon se kjo tarifë përcaktohet me udhëzim të përbashkët të ministrit të mjedisit dhe atij të financave.
Për herë të parë, pr.ligji i ri i përpiluar për gjuetinë, përcakton se statusi për zonat gjuetie do të rishikohet çdo 5 vjet.
Nga ana tjetër, deri në miratimin e planeve 10-vjeçare, menaxhimi i zonave të gjuetisë do tëbëhet duke u mbështetur në planin vjetor të përdorimit të zonës së gjuetisë, që në këtë rast hartohet në përputhje me kërkesat e Programit Kombëtar të Zhvillimit të Gjuetisë, thekson relacioni.
Sa i përket masave ndëshkimore, pr.ligji përcakton se gjoba për mospajisjen me leje gjuetie është 100 mijë deri në 150 mijë lekë. Ndërsa, ushtrimi i gjuetisë jashtë sezonit të lejuar ose orarit ditor, të rrezikon me gjobë nga 70 mijë deri në 100 mijë lekë.
Një tjetër ndryshim që sjell ligji, është se mosdeklarimii gjahut të vrarë dënohet me gjobë nga 30 mijë deri në 50 mijë lekë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.