Ligji i ri për urbanizimin në Maqedoni, kritika nga ambientalistët

11/02/2019 10:24 AM 0 komente

Ligji i ri për Planifikim Hapësinor dhe Urban përsëri e ka harruar mjedisin jetësor. Përveç kësaj, nëse ky ligj shkelet, do të paguhen dënime më të vogla se ato të tanishmet. Këto janë lajmet e këqija për çka paralajmërojnë ambientalistët. Sipas OJQ-së “Nisma O2”, Ligji i ri nuk ofron zgjidhje për kaosin ekzistues urban. Aspak nuk përmendet “Vlerësimi strategjik për ndikim në mjedisin jetësor” dhe prandaj e pyesin Qeverinë.
“A është harruar me qëllim të zgjidhet problemi i moratoriumit dhe PDU-të e shfuqizuara, respektivisht që të mund të vazhdohet me ndërtim në komunat atraktive të Qendrës dhe Karposhit”, thonë nga Nisma O2.

Të gjitha planet urbanistike që do të miratohen në të ardhmen do të duhet të kalojnë në procesin e debatit profesional publik. Për ato me rëndësi prioritare, do të debatohet deri në tre muaj. Rëndësi gjatë rregullimit të zonave urbanistike do të ketë gjelbërimi, ndërsa si përfitim theksuan se do të zvogëlohen dënimet për shkeljet ligjore.

“Qëllim thelbësor i Ligjit është thjeshtësimi i procedurave gjatë miratimit të planeve urbanistike dhe vendosja gjithëpërfshirëse dhe profesionalitetit të lartë në procesin e hartimit të planeve”, thekson Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

/ALSAT MK

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of