Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me shoqatat ricikuluese. Përballë tyre kryeministri po argumenton ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” miratuar javën e kaluar në Kuvend.
Sipas tij, ai ligj së pari krijonte hapësirë për import plehrash për djegie të mbeturinave të pariciklueshme, së dyti lejonte licencimin e çdo lloj subjekti kërkues pë import mbetjesh.
“Ligji i ri njeh të drejtën të gjithë subjekteve që kanë struktura industriale riciklimi të blejnë mbetje të gjelbërta dhe ti importojnë ato. Kaq! Ky është thelbi, të gjithë të tjerat janë spekullime dhe përpjekje për të instrumentalizuar një emocion
Ligji aktual është ligji më i kufizuar edhe në raport me direktivën po të krahasojmë me Kosovën, Malin e Zi e Kroacinë, pa shkuar tek Maqedonia që e ka të lejuar edhe importin e mbetjeve të listës portokalli”, tha kryeministri Rama.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.