Rriten të ardhurat e Ligue 1 në sezonin 2016/17.
Sipas të dhënave të bëra publike nga DNCG, të ardhurat në sezonin 2016/17 janë rritur në 1,895 miliardë euro, në rritje me rreth 1% krahasuar me sezonin 2015/16.
Të gjithë zërat, duke përjashtuar të ardhura të tjera dhe fitime nga shitjet, janë rritur krahasuar me sezonin 2015/16. Të ardhurat neto në merkaton e transferimeve janë rritur me 11%, nga 1,486 miliardë euro në 1,644 miliardë euro.
Pesha e klubeve të mëdha në nivel qarkullimi mbetet gjithnjë e rëndësishme. Tre klubet me qarkullimin më të madh (përjashtuar player trading) ose Paris SG, Lion dhe Monako, kanë pasur të ardhura baras me thuajse gjysmën e gjithë Ligue 1. Vetëm PSG, ka pasur fitime afërsisht 1/3 krahasuar me totalin, thuajse sa 13 klubet më të vogla.
Të ardhurat e Ligue 1, sezoni 2016/17, shpenzimet
Shpenzimet e Ligue 1 janë rritur në 1,919 miliardë euro në sezonin 2016/17, në rritje me 6% krahasuar me sezonin 2015/16.
Si në rastin e të ardhurave, edhe shpenzimet e klubeve më të rëndësishme kanë peshë të konsiderueshme: PSG vlen 27,7% të shpenzimeve të përgjithshme, me gjashtë klubet e para që vlejnë rreth 2/3 e gjithë kampionatit francez.
Shpenzimet më të mëdha janë për pagat, baras afërsisht me 56% të kostove, përjashtuar player trading. Në sezonin 2016/17, shpenzimet e përgjithshme arritën shifrën 558 milionë euro. Edhe në këtë rast, vetëm parisienët ka një copë të rëndësishme (25%) baras me rreth 11 klube me shpenzime më të ulëta. Lioni, është klubi i dytë, vlen rreth 10,1%.
Të ardhurat Ligue 1, sezoni 2016 / 17, llogaritë në humbje
Pas kthimit në fitim në sezonin 2015/16, në sezonin 2016/17 llogaritë në kampionatin francez janë kthyer sërish në humbje: – 93 milionë euro në total krahasuar me fitimin prej 21 milionë eurosh në sezonin 2015/16. Megjithatë, numri i klubeve që kanë pasur një fitim neto të ardhurash është i njëjtë me sezonin e kaluar, 13.
Edhe në këtë rast, klubet më të mëdha regjistruan humbjet më të mëdha: Paris SG dhe Marseja regjistruan humbje prej 61,1 milionë eurosh (-18 milionë parisienët dhe -42,3 milionë marsejezët), ndërsa Lion dhe Monako e mbyllën vitin me fitim, respektivisht (9 milionë dhe 11 mijë euro).