Butoni “Like”, i cili u bë i famshëm nga Facebook, ka ndryshuar komunikimin tonë online dhe vijon të rritet falë reagimeve….
Kanë kaluar dhjetë vjet nga “Like” i parë në historinë e internetit. Butoni “më pëlqen” u bë i famshëm nga rrjeti social Facebook. Pavarësisht se në këto dhjetë vjet, tendencat e rrjetit dhe zakonet e përdoruesve kanë ndryshuar tërësisht, butonit “Like” nuk i ikën moda.
Suksesi i “Like” ka qenë kaq i madh, saqë sot përdoret praktikisht në çdo platformë. Përveç Facebook e përdorin edhe website-t e lajmeve dhe të gjithë rrjetet sociale përdorin “derivatet” e “Like”. Twitter dhe Intagram përdorin për shembull “zemrën”.
“Like” i parë u vu në Facebook në fund të vitit 20017 nga zhvilluesit e rrjetit social, por në të vërtetë nuk janë ata që e krijuan të parët.
“Like” i parë duhet të jetë ai i dhënë në platformën FriendFeed më 30 tetor 2007.
Duhet kujtuar se FriendFeed u ble nga Facebook në vitin 2009 dhe kjo platformë e mbylli aktivitetin në vitin 2015. Sipas ekspertëve të ndryshëm të komunikimit, “Like” ka ndryshuar në mënyrë radikale mënyrën tonë të ndërveprimit online.
Butoni “Like” ka disa kuptime. Dhe jo rastësisht, për ta bërë më specifik, Facebook ka përfshirë në platformën e vet, edhe të ashtuquajturat “Reaction”.