Lira turke e rimerr veten, nga humbjet që pësoi pas ditës më të keqe, që nga një vit më parë, pasi Banka Qendrore përsëriti premtimin e saj për të ruajtur stabilitetin e çmimeve dhe tha se ishte e vendosur të grumbullonte rezerva.
Krijuesit e politikave ndoshta po kërkojnë t’i japin fund spekulimeve se rregullatori po përdorte rezervat e saj për të mbështetur monedhën para zgjedhjeve të 31 marsit. Monedha ka avancuar 3.4 për qind në tregtinë e hershme, e cila mund të jetë e paqëndrueshme për shkak të likuiditetit të ulët.
Deklarata e rregullatorit vijon një shtrëngim të papritur të politikës monetare të premten dhe një deklaratë nga një zyrtar i bankës qendrore që tha se rënia e rezervave zyrtare nuk ishte asgjë jashtë normales. Zyrtarët filluan hetimet në JPMorgan Chase & Co. dhe bankat e tjera për të zbuluar rënien e lirës.
*Bloomberg News