Monedha turke ka parë rritje sot, pasi rregullatori bankar i vendit përgjysmoi kufirin mbi transaksionet e këmbimit të bankave, një veprim që ka gjasa të pengojë shitjen e monedhës.
Agjencia për Rregullimin dhe Mbikëqyrjen Bankare, ose BDDK, ka përgjysmuar limitin e shkëmbimeve të huadhënësve dhe transaksioneve të ngjashme me shkëmbimin në 25 për qind të kapitalit aksioner, raporton Bloomberg. Monedha u rrit me 6,3 për qind, këmbehet në 6.5771 për dollar.
Kufijtë e vendosur në qasjen e fondeve në likuiditetin e lirë në tregun e shkëmbimeve off shore, e bëjnë më të vështirë për ta, që të huazojnë monedhën.
“Ata po ‘vrasin’ likuiditetin e lirë, për të ndaluar të huajt që blejnë lira”, tha Timothy Ash, një strateg në BlueBay Asset Management në Londër.