Shqipëria klasifikohet e 63 mes 186 vendeve të përfshira në studimin e Lirisë Ekonomike sipas Heritage, e krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet e 29-ta, mes 43 vendeve të Evropës.
Kjo renditje shënon ulje nga një vit më parë, kur vendi renditej i 54 në botë dhe 25 në Evropë. Klasifikimi në raport bëhet duke analizuar 10 liri ekonomike që vlerësohen maksimalisht me 100 pikë.
Për rreth 5 vite, vendi ynë ka avancuar me renditje për sa i përket lirisë ekonomike, ky është viti i parë që renditet me ulje.
Megjithatë, në rritje shikohet menaxhimi i shpenzimeve publike.
Raporti shkruan më tej se ekonomia Shqiptare është më se shumti, në “duar” private, por shteti ende kontrollon ndërmarrjet kyçe, sidomos në sektorin energjetik. Pavarësisht investimeve direkte të huaja, që janë rritur vitet e fundit, niveli duket ende i ulët, krahasuar me rajonin.
“Reforma strukturore për të diversifikuar ekonominë dhe që të sjellin një fleksibilitet në treg”- kjo është pika kyçe sipas raportit prestigjioz të Heritage, për të mundësuar zhvillimin ekonomik.
Një rënie e ndjeshme prej 7.5 pikësh vihet re tek liria e biznesit.
Ligji dhe zbatimi
Në 2014, Shqipëria u bë një vend kandidat i BE-së, me kusht që ajo të bëjë përparim të mëtejshëm në reformimin e gjyqësorit dhe zbatimit të ligjit për të luftuar korrupsionin e rrënjosur thellë dhe luftën ndaj krimit të organizuar, trafikimit njerëzor, dokumente false, dhe pastrimi i parave. Gjyqtarët ndonjëherë përballen me kërcënime dhe dhunë fizike. Mbrojtja e pronës intelektuale dhe reale është e dobët, veçanërisht për pronësinë e tokës.
Qeveria
Qeveria ka rritur normat e tatimit mbi të ardhurat, tani individuale është 23 për qind, ndërsa ajo ndaj bizneseve është 15 për qind. Arkëtimet e përgjithshme tatimore mbetet 23 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Shpenzimet arrijnë në 28.2 për qind të ekonomisë së vendit dhe borxhi publik gati i njejtë me 70 % e të ardhurave.
Efikasiteti rregullator
Mjedisi i paefektshëm i biznesit ende pengon zhvillimin e mëtejshëm ekonomik, pavarësisht reformave. Mesatarisht, nisja e një biznesi kërkon pesë procedura, por marrja e lejeve të nevojshme mund të marrë mbi 200 ditë. Në mungesë të një tregu të punës që të funksionojë mirë, kemi ende informalitet. Kontrollet e çmimeve dhe subvencionet qeveritare transformojnë çmimet e brendshme për energjinë elektrike, ujin, produktet bujqësore dhe transportit hekurudhor.
Treg i hapur
Shqipëria ka një normë mesatare tarifore prej 1,1 % dhe ka pak barriera jo-tarifore. Promovimi i investimeve të huaja është një qëllim i deklaruar, por ka kufizime te pronësia e tokës bujqësisore. Edhe pse sistemi bankar mbetet në nivele të mirë kapitalizuar, kreditë e këqija janë rritur me mbi 20 % e të gjitha kredive.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.