Udhëtimi është një përvojë ripërtëritëse, qoftë një udhëtim me makinë në një qytet të afërt apo fluturim jashtë vendit.
Por ka udhëtime, ka edhe pushime ëndrrash. Janë pikërisht ato përvoja për të cilat mund të reshtni dot pa folur nëpër darkat me miqtë tuaj për vite me radhë. Ato lloj pushimesh fotot e të cilave nuk i postoni thjesht nëpër mediat sociale, por i shtypni dhe i varni në muret e dhomës tuaj.
Udhëtime nëpër vende aq të përkryera për postime në Instagram, saqë nuk është fare nevoja të përdorni hashtag-e për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve…pa dashur të themi se ky është qëllimi.
FlightNetwork ka bashkëpunuar me mbi 500 subjekte që merren me fushën e udhëtimeve, duke filluar nga blogerat dhe redaktorët, tek agjencitë dhe gazetarët e ndryshëm, për t’ju paraqitur një listë të plotë të pushimeve të ëndrrave tuaja, në mënyrë që ju të mos lodheni shumë duke kërkuar destinacionin ideal.
Pavarësisht nëse ju pëlqen të eksploroni hapësira të mëdha natyrore apo të kaloni ditën, duke u endur nëpër rrënoja të lashta, kjo listë ofron diçka për të kënaqur shijet e çdo udhëtari.
Me shtrirje gjeografike nga Azia në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, shumë nga këto udhëtime nuk janë për ata me zemër të dobët. Disa janë me ritëm më të ulët, si udhëtimi me makinë përgjatë Wild Atlantic Way në Irlandë, ndërsa të tjerë kërkojnë shumë energji, si ngjitja në Malin Kilimanxharo në Tanzani. Dhe disa të tjera, si udhëtimi me makinë në rrugën e vdekjes në Bolivi duken vërtet të frikshme.
Por pavarësisht nëse ju pëlqen të lundroni në Karaibe apo të bëni një ekskursion në Patagoni, një gjë është e sigurt: kjo listë do t’ju tundojë pa masë.
1. Ekspeditë në Antarktidë
Një ekspeditë në Antarktidë është udhëtimi i ëndrrave për ekspertët e udhëtimit.
2. Lundrim në Ishujt Galapagos
Eksploroni Ishujt Galapagos në udhëtimin tuaj të ardhshëm dhe zbuloni se ç’dhuratë kanë për ju ishujt e largët ekuadorianë…përveç breshkave të shumta.
3. Udhëtim në hekurudhën Trans-Siberiane
Shumë të pasionuar pas udhëtimeve e konsiderojnë udhëtimin në hekurudhën Trans-Siberiane si një përvojë që duhet provuar të paktën një herë në jetë.
4. Ekskursion në Machu Picchu
Një ekskursion në Maçu Piçun e Perusë është udhëtimi i përsosur për aventurierët.
5. Udhëtim me makinë në Pacific Coast Highway
Nëse jeni në kërkim të udhëtimit të përkryer me makinë, zgjidhni Pacific Coast Highway, për të shijuar pamje mahnitëse tipike amerikane si kjo.
6. Udhëtim në Ring Road të Islandës
Eksploroni zonat e thella të Islandës dhe udhëtoni me makinë në Ring Road.
7. Udhëtim me kroçerë në Alaskë
Eksploroni peizazhin e zymtë të Alaskës nga komoditeti i anijes.
8. Marshim në Camino de Santiago midis Francës dhe Spanjës
Nëse ju pëlqen të eksploroni në vetmi, marshoni përgjatë Camino Santiago midis Francës dhe Spanjës.
9. Lundrim në Ishujt Grekë
Kalojini ditët duke udhëtuar me jaht përgjatë ishujve grekë për të kaluar pushime të paharrueshme.
10. Udhëtim përgjatë Bregut Dalmat të Kroacisë
Qytetet buzë detit dhe pamjet piktoreske të Kroacisë e bëjnë këtë vend mesdhetar të domosdoshëm për të pasionuarit e udhëtimeve.
*Alexandra Talty
Burimi: Forbes