Kualifikimi i Liverpool në finalen e Champions League mbrëmjen e djeshme nuk gëzoi vetëm tifozët dhe klubin e Reds-ave. Edhe ylli i Cleveland Cavaliers, LeBron James, kampion i NBA dhe fitues i tre titujve në karrierë mund t’i gëzohet kualifikimit të klubit të Klopp në finalen e Kievit..
Siç bën të ditur Espn, investimi i basketbollistit amerikan, në prill të vitit 2011, kur bleu 2% të aksioneve të Liverpool, u rrit në 6,5 milionë dollarë. Me kualifikimin e djeshëm, vlera e aksioneve të LeBron u rrit në 32 milionë dollarë, ose ndryshe 5 herë më shumë. Kjo nuk është hera e parë që LeBron James tregon se është i zoti në biznes, në të kaluarën ka investuar te Beats nga Dre dhe Blaze Pizza.
Sipas Forbes, vlera e Liverpool që kthehet në finale pas 11 vjetësh është rritur nga 477 milionë dollarë në 2010-n, në 1.4 mld dollarë në 2017 dhe 1.6 mld dollarë sot.