Liverpool, rekord botëror, paguan 75 milionë sterlina për blerjen e mbrojtësit Van Dijk

28/12/2017 12:37 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Siç dihet Premier League është kampionati i çmendurive ekonomike dhe për këtë nuk ka dyshime.
Edhe pse merkato e janarit do të çelet të hënën, Liverpool ka shënuar një rekord të ri, duke nënshkruar një kontratë me qendërmbrojtësin e Holandës, Virgil van Dijk nga Southampton.

Kjo është një blerje pa precedent në Premier League, ku Liverpool i Jürgen Klopp ka blerë nga Southampton 26-vjeçarin Virgil Van Dijk, duke paguar 75 milionë sterlina ose ndryshe 85 milionë euro. Bëhet fjalë për një rekord të ri botëror për një mbrojtës.

Siç bëhet e ditur nga mediat, mbrojtësi ishte nën vëzhgimin e Liverpool prej muajsh. 75 milionë sterlina të paguara nga Liverpool për Van Dijk barazojnë të njëjtën shifër të shpenzuar nga Manchester United për sulmuesin Romelu Lukaku.

Dhe këtu duhet të kujtojmë deklaratën e fundit të trajnerit të Manchester United, Jose Mourinho, që në një konferencë shtypi tha: “Ka klube që paguajnë për mbrojtësit si të ishin sulmues. Shihni Manchester City”.

Çmenduria është bërë nga Liverpool, i vendosur të qëndrojë në katër vendet e para në renditjen e Premier League, dhe të paraqitet sa më mirë në Champions League këtë sezon.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of