Lojërat Olimpike Dimërore 2018, në Pyeongchang, në Korenë e Jugut, u mbyllën të dielën e kaluar. Gjatë këtyre dy javëve, u dhanë qindra medalje për atletë nga e gjithë bota.
The International Olympic Committee (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar) nuk jep shpërblime në para, por shumë vende i shpërblejnë fituesit e medaljeve me bonuse. Për shembull, atletët e SHBA fituan 36.500 dollarë për secilën Medalje Ari, 22.500 dollarë për çdo Medalje Argjendi dhe 15.000 për Medalje Bronzi. Për sa u përket garave ekipore, shpërblimet u ndanë në mënyrë të barabartë midis anëtarëve të ekipit.
Disa prej vendeve të tjera japin “bonuse për medalje”. Në Singapor, fituesit e Medaljes së Arit përfitojnë 1 milion dollarë; fituesit e Medaljes së Argjendtë, 500.000 mijë dollarë, kurse fituesit e Medaljes së Bronzit marrin si shpërblim 250.000 mijë dollarë. Në Lojërat Olimpike Dimërore 2018, vetëm një atlet nga Singapori arriti të përfitonte nga bonuset.
Faqja personale financiare Money Under 30 përllogariti se sa shpërblehen fituesit e medaljeve olimpike të 12 vende të botës.
Këtë vit, Medalja e Arit peshon 586 gramë dhe sipas Forbes ka një vlerë rreth 570 dollarë, bazuar në çmimin e arit dhe argjendit.
Megjithëse quhet Medalje Ari, teknikisht është një medalje argjendi e veshur me ar, vetëm 6 gramë të kësaj medalje janë prej floriri. Nëse medalja do të ishte tërësisht prej ari, vlera e saj do të shkonte rreth 25 mijë dollarë. Medalja e Argjendtë peshon 580 gramë dhe vlerësohet 313 dollarë.
Burimi: CNBC