Kriza britanike e strehimit u zbulua në një raport që tregoi se sa qiratë u rritën, veçanërisht në Londër, rritje e cila po merr një pjesë të mirë të pagave.
Qiramarrësi mesatar privat në kryeqytetin e Britanisë ka shpenzuar 40 për qind të të ardhurave të tij në strehim midis 2013 dhe 2015, krahasuar me 28 për qind në pjesën tjetër të Britanisë, sipas Institutit për Studime Fiskale.
Qiramarrësit më të varfër, sipas raportit, po paguajnë një të tretën e ardhurat e tyre, më shumë sesa në vitet 1990, si rezultat i shkurtimeve të pagesave për strehim.
Corbyn, i cili ka parë mbështetje të fortë nga të rinjtë e detyruar të marrin me qira, sepse nuk kanë mundësi të blejnë një shtëpi, është zotuar të prezantojë kontrollet e qirasë dhe premtoi “një program radikal veprimi” për qiramarrësit. Sipas IFS, përqindja e 25-34 vjeçarëve me qira private ka trefishuar në 37 për qind nga 12 për qind që nga mesi i viteve 1990.
Shqip, i thone “qera”, dhe jo “qira”.
Jo i thone qira, mund ta hapesh ta shikosh ne fjalor