Kryetari FFA Frank Loui ka pranuar se ka ende makthe rreth ofertës së dështuar të Kupës së Botës për vitin 2022 e cila fitoi vetëm një votë.
Duke folur për Sky Neës, Loui hapi një sërë temash në prag të dorëheqjes së Sepp Blatter si president i FIFA-s dhe lajmeve se policia Federale australiane do të hetonte ofertën e FFA-së për Kupën e Botës së vitit 2022 si pasojë e pretendimeve për korrupsion.
‘Nuk përfaqësoj humbësin më të mirë në botë. Unë kam makthe për të gjithë punën që kemi bërë. Dhe ne nuk kemi arritur askund, ‘tha Loui.
‘Nuk është dicka e zakonshme në karrierën time, edhe pse jam përballur me dështime të tjera, dhe kam nevojë ti kalojë dhe mos fajësojë të tjerët. Un marrë përsipër përgjegjësinë dhe fajin. Duhet të isha informuar më mirë.’
Në qendër të hetimit është një donacion prej 500,000 dollarësh dhënë për të ndihmuar në zhvillimin e Qendrës së Ekselencës në Trinidad dhe Tobago.
Pagesa përfundoi me diskrtitimin e ish nënkryetarit të FIFA Jack Ëarner i cili ishte në mesin e të arrestuarve muajin e kaluar.
‘Unë nuk kam negociuar me të,’ tha ai.
‘Ne po përpiqeshim të ndikonim të gjithë botën. Ai ishte një nga ata njerëz që ne shpresonim të na votonte.
‘Por unë mendoj se kishte shumë vende të tjera që mendonin kështu edhe sepse ai i bëri premtime atyre. Por ai nuk më [remtoi gjë mua.’
Loëy shtoi: ‘Çdo hetim, cdokush që është i autorizuar, ose ka një interes në të, mund të vijë dhe të bëjë cdo lloj pyetje dhe ne do i përgjigjemi.’
Kryetari FFA refuzoi gjithashtu të ofrojë një opinion nëse ai ndjeu se Katarit duhet ti refuzohet Kupa e Botës për vitin 2022, por tha se ‘sa më i shpejt të jetë ndryshimi aq më mirë’ për FIFA-n.
Loëy gjithashtu mbrojti procesin për të gjetur pasardhësin e tij, me mandatin e kryetarit që pritet të përfundojë në nëntor dhe djalin e tij Steven që bën pjesë në mesin e zëvendësuesve potencialë.
Gjashtë muaj më parë, ne vendosëm të formojmë një komision emërimi, ku un nuk luaj asnjë rol, ‘tha Loëy.
‘Kryetari i komisionit të emërimit është Brian Schëartz dhe ai angazhoi një konsulent të pavarur për ta këshilluar atë dhe komitetin e tij se kush do të jetë në dispozicion dhe ata janë në kërkim.
‘Nëse Steven bëhet një kandidat dhe zgjidhet, unë nuk do të jem pjesë e atij vendimi.’