Një tjetër konkurs i këngës në Eurovision, një tjetër krizë diplomatike.Çfarë ndodh kur ky konkurs kthehet në një votim politik
Çuditërisht, edhe pse një konkurs si ai i Eurovision nuk duhet të ishte aspak politik, gara e këngës në këtë festival gjeneron vit pas viti debate shumë të ashpra si pasojë e votimit final të shteteve pjesëmarrëse. Në vitin 2014, Conchita Wurst, një tranvestit nga Austria, fitoi festivalin vjetor të Eurovision, i cili në atë kohë u konsiderua si një festival tërësisht vulgar, madje në Rusi dhe Bjellorusi, kënga e Conchita-s nuk u lejua të transmetohej, shkruan The Economist.
Vitin e kaluar, Ukraina fitoi konkursin me këngën “1944”, një këngë për dëbimin e Tartarëve të Krimesë, e kënduar nga Jamala, e cila është edhe vetë një prej të dëbuarve etnikë të Krimesë. Kjo gjë e zemëroi qeverinë ruse, e cila e pushtoi dhe aneksoi Krimenë në vitin 2014.
Konkursi i këtij viti u zhvillua në Ukrainë më 13 maj. Channel One, transmetuesi kryesor i Rusisë, vendosi që përfaqësuesja e Rusisë të jetë Yulia Samoilova, një këngëtare 28-vjeçare, e cila është e paralizuar dhe në skenë u shfaq në karrige me rrota. Znj. Samoilova debutoi në Krime në 2015; gjë e cila ra ndesh me ndalimin e pranimit të rusëve në Ukrainë.
Menjëherë pasi u zgjodh, shërbimi i sigurisë ukrainase njoftoi se ajo nuk do të lejohej të hynte në Ukrainë. Organizatori i Eurovision, Bashkimi Europian i Transmetimeve, kritikoi vendimin e Ukrainës si diskriminues ndaj “integritetit dhe natyrës jopolitike” të këtij konkursi. Sipas shërbimit të sigurisë ukrainase, znj. Samoilova mund të performonte në distancë ose Rusia mund të zgjidhte një tjetër konkurrent. Sigurisht që Channel One e refuzoi një sugjerim të tillë dhe e cilësoi si një fyerje të rëndë.
Znj. Samoilova performoi në Sevastopol, qyteti kryesor në Krime, në ditën e gjysmëfinales dhe Rusia nuk mori pjesë në garë. Situata u përdor mjaft mirë në Rusi, ku Vladimir Putini e portretizoi Ukrainën nëpërmjet mediave të ndryshme shtetërore si një vend i drejtuar nga nacionalistë të tmerrshëm të cilët tregohen mizorë edhe ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara.
Situata e ndihmon edhe qeverinë e Ukrainës, duke e zhvendosur vëmendjen e publikut nga dështimi i saj për të përmbushur premtimet e Revolucionit Maidan të vitit 2014, që shkaktoi luftën. Sipas Balázs Jarábik nga Fondacioni Carnegie për Paqen Ndërkombëtare, ankesat ndaj Rusisë mund të jenë thjesht një justifikim për mosrealizimin e reformave të vështira si lufta ndaj korrupsionit.
Probleme të shumta u zhvilluan edhe në strukturën e Eurovision në Ukrainë, i cili shpresonte të organizonte një shfaqje “shtrënguese” (që kushton vetëm 16 milionë dollarë, krahasuar me 61 milionë dollarë në Danimarkë në vitin 2014 dhe me 76 milionë dollarë në Azerbajxhan në 2012).
Por shpenzimet u rritën edhe më shumë. Në nëntor, kreu i transmetuesit të ri publik të pavarur u largua, duke akuzuar qeverinë për marrjen e një pjese të buxhetit. Me kaq shumë sa ndodhën në Rusi dhe Ukrainë, drama televizive e tejkalon dramën e realitetit.