Gazsjellësi TAP pritet të marrë një dimension të ri në rajonin e Ballkanit dhe në Europë pas bllokimit të projektit rus, Rrjedha e Jugut. Fituesit dhe humbësit nga bllokimi i projektit. Aleancat e reja me Turqinë të Rusisë për të rritur shitjet e gazit në BE në të ardhmen. Si po ndikon konflikti i Ukrainës dhe përdorimi i interesave ekonomike për gjeopolitikë në tregun europian të gazit
Projekti TAP (Trans Adriatic Pipeline), që do të sjellë gaz për Europën nga Azerbajxhani, duket se do të zgjerojë edhe më shumë tregun nërajon dhe Europë, sidomos tani me bllokimin e projektit rus,Rrjedha e Jugut. Madje,analistët po vlerësojnë se ka vend edhe për projektin tjetër Nabucco, i cili u skualifikua nga TAP në garën për të sjellë gaz nëEuropë nga Azerbajxhani. Situata në favor të TAP është përshpejtuar nga deklaratat e Kremlinit për bllokimin e projektit, i ciliundërmor nga kompania ruse, Gazprom,me synimin të transportonte gazin rus, përmes Detit të Zi në Bullgari dhe përmes Serbisë, Hungarisë dhe Sllovenisë në Austri. Një rrugë kjo e ngjashme me projektin TAP. Por, për të shmangur dominancën ruse në tregun e gazit tëEuropës, e cila edhe pa këtë projekt,ështëmjaft e lartë, Bashkimi Europian ka thënë se, projekti Rrjedha e Jugut nuk është në përputhje me ligjet e BE-së për konkurrencën. Si pasojë e “presionit” të BE-së, qeveria e Bullgarisë e para, ka pezulluar punën në Rrjedhën e Jugut në muajin qershor. Presidenti rus, Putin, ka fajësuar Europën për kundërshtimet ndaj këtij plani, i cili do të financohej nga gjiganti rus i gazit, Gazprom.Gjatë vizitës në Turqi, këtë fillim muaji,Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se, tubacioni i propozuar i gazit Rrjedha e Jugut nuk do të ndërtohet.Putin shpjegoi se, në vend të kësaj, Rusia do të ndërtojënjë qendër gazi në kufirin Turqi-Greqi, e cila më pas do të përdoret për furnizimin e Europës.
Por, për disa vende të Ballkanit si, Maqedonia dhe Serbia, ky lajm është konsideruar disi tragjik. Ndërkohë që vendet kanë nisur bashkëpunimin ndërmjet tyre për një ofertë të përbashkët ndaj gazsjellësit TAP, i planifikuar për të hyrë në funksion të transportimit të gazit më 2019.Vendet e BE-së, nëpër të cilat do të kalonte Rrjedha e Jugut dhe Komisioni Europian kanë vendosur një grup pune për të zbatuar projektet e infrastrukturës ndërkufitare të gazit, deklaruan burimet zyrtare të BE javën që shkoi. Ministrat e energjisë të tetë vendeve të BE-së të përfshira në Rrjedhën e Jugut – Bullgari, Hungari, Slloveni, Austri, Kroaci, Itali, Greqi dhe Rumani u takuanme përfaqësuesin e Komisionit Europian për të diskutuar situatën e krijuar, pasi Rusia deklaroi mbylljen e projektitRrjedhae Jugut.
Nga ana tjetër, BE e ka mirëpritur vendimin e Rusisë për të ngrirë projektin e Rrjedhës së Jugut.Komisioneri Europian për Energjinë, Maros Sefcovic, tha sefurnizimet e para me gaz nga Deti Kaspik në Europë nëpërmjet Korridorit Jugor të Gazit (TAP), duke anashkaluar Rusinë, nisin pas katër vitesh. Ai tha seAzerbajxhani dhe Turqia kanë konfirmuar tashmë angazhimin e tyre për projektet në zbatim brenda Korridorit Jugor të Gazit, duke përfshirë projektin e gazit Trans-Kaspik.
Gazprombën gati projektin tjetër
CEO i Gazprom, Aleksei Miller, konfirmoi për mediat ruse se, vendimi për të braktisur Rrjedhën e Jugut ishte përfundimtar. Duke iu referuar vizitës së Putinit në Turqi, Miller tha se, pala turke ka qenë në dijeni të planeve të Rusisë për braktisjen e Rrjedhës e Jugut, por vendimi përfundimtar është marrë gjatë bisedimeve midis Putin dhe kolegut të tij turk, Rexhep Taip Erdogan. Miller ka shpjeguar se, Rrjedha e Jugut është anuluar. Bullgaria nuk ka dhënë lejen e ndërtimit për të nisur projektin, as në tokë, as në ujërat e saj territoriale dhe zonën ekonomike. Prandaj, vendimi përfundimtar për të anuluar projektin është tashmë zyrtar -është shprehur ai. Miller, shefi i Gazprom tha se, Bullgaria do të ketë humbje të konsiderueshme për shkak të anulimit të Rrjedhës së Jugut. “Përafërsisht 3 miliardë euro nuk do të investohen në Bullgari dhe më shumë se 6000vende pune nuk do të hapen”. Për më tepër,zyrtariCEO iGazprom kërcënon se,Bullgaria do të humbë statusin e saj si një vend transit. Tani, Bullgaria transiton gaz në Turqi, Maqedoni dhe Greqi. Ai gjithashtu tha se, kur tubacioni i ri për Turqinë të bëhet operacional, roli i Ukrainës si një vend transit do të reduktohet në zero.
Varianti i fundit rus është të shmangëUkrainën dhe Bullgarinë si vende transit për në Europë dhe tërealizojë këtëtransport nga Turqia dhe Greqia.
Projekti TAP fiton mbështetje të re nga BE
Pasi vendimi për Rrjedhën e Jugut u bë zyrtar, Komisioni Europian ka hedhur sytë për një mbështetje edhe më të madhe ndaj projektit TAP. Projekti do të sjellë gaz nga fusha Shah Deniz në Azerbajxhan, përmestubacionit që kalon nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë dhe një seksion në det të hapur nëItali. Ndërtimi i TAP pritet të fillojë në 2016 dhe gazi i parë pritet të rrjedhë nga 2019-2020. Duke folur në një ngjarje publike dedikuar për korridorin jugor të gazit në Bruksel,komisioneri për gazin, Sefcoviç, e konsideroi projektin TAP me rëndësi politike dhe ekonomike për Europën dhe njoftoi se, një grup drejtues do të formohet për të ndihmuar në përparimin e pjesës europiane të projektit. Elshad Nasirov, nënkryetar i naftës dhe gazit nëkompaninë e Azerbajxhanit SOCAR, tha seTAP nuk ishte duke konkurruar me ndonjë projekt ekzistues, por tani do të furnizojë Europën me gaz shtesë.
Claudio de Vincenti, zëvendësministri për Zhvillim Ekonomik, që përfaqëson presidencën e radhës së BE-së, tha se synim madhor i TAP ishte për të rritur sigurinë e energjisë në zonën e Ballkanit, i cili është veçanërisht i prekshëm. Kjetil Tungland, drejtor menaxhues i TAP, theksoi gjithashtu rëndësinë e projektit për hapjen e një “korridori vertikal” në Bullgari që do të lidhetme TAP. BP dhe partnerët e saj Statoil, Total dhe kompania shtetëroree naftës sëAzerbajxhanit, SOCAR, kanënë plan të nisin punën në vitin 2016. Korridori Jugor duket më premtues, sidomos pasi projektet,Nabucco dhe Rrjedha e Jugut, nuk dolën të suksesshme. Projekti është realist dhe mund të ekzekutohet në afat të mesëm, njoftoiMinistria e Jashtme hungareze pas një takimi me negociatorët nga Greqia, Bullgaria dhe Rumania në Athinë në fillim të këtij muaji.
Europa Lindore tani është duke kërkuar të lidhet me rrjetet e gazit për të lehtësuar furnizimin dhe kostot. Lidhja e Bullgarisë me Rumaninë do të jetë operacionale në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, sipas Ministrisë aë Energjisë të Bullgarisë. Vendi planifikon të përshpejtojë ndërtimin e një tubacioni që lidh rrjetin e saj me Greqinë, – tha Kryeministri Bojko Borisov muajin e kaluar.
Bllokimi iRrjedhës sëJugut, humbësit dhe fituesit
Si shumë vendime të tjera të Presidentit rus, edhe ky për bllokimin e Rrjedhës së Jugut ka qenë befasues. Analistët mendojnë se diçka më tërëndësishme Putin e ka nëkokë. E ka gjetur një zgjidhje ndoshta më mirë dhemë të lirë për tëçuar gazin rus në Europë, duke i mëshuar edhe synimeve gjeopolitike për anashkalimin e Ukrainës. Por ndërkohë qëBrukseli e ka shumë tënevojshëm gazin rus, po bën njërezistencë të madhe për dominimin e mëtejshëm të tregut nga Moska për tëshmangur edhe ndikimin rus në zemër të Europës, pikërisht nga gazi. Mirëpo bllokimii projektit prej më shumë se 10 miliardë dollarësh do të zerojë disa përfitime që vendet, kryesisht ato të Ballkanit, do të kishin. Bullgaria, Serbia, por edhe Maqedonia, janë humbëset e mëdha. Përfituesi më i madh duket se tani do të jetëTurqia për shkak se,Erdogan dhe Putin, para pak ditësh ranë dakord që gazi të transitohet në Europë nga Turqia.
Presidenti turk e ka parë më me vend t’i bëjë presion Europës nëpërmjet gazit rus, duke rritur në këtë mënyrë edhe influencën reale se sa të presë në dyert e Unionit për ëndrrën e anëtarësimit.Vende si Bullgaria dhe Serbia, jo vetëm që kanë humbur sigurinëenergjetike, por edhe përfitimet monetare që vinin nga linja e transitit. Por nëpërmjet gazit, Putin po e bën Rusinë qendër të gravitetitbotëror. Marrëveshja për furnizimin e Kinës në 5 vitet e ardhshmee forcon edhe më shumë këtë rol. Por edhe TAP nuk mund të zgjidhë problemin europian tëfurnizimit me gaz, pasi ka vetëm një të gjashtën e kapacitetit të rrjedhës së jugut.
Ringjallja e Nabucco
Përfundimi i Rrjedhës së Jugut do ta bënte më të lehtë për Moskën që të përdorë gazin si armë në konfliktin e saj të vazhdueshëm me fqinjin perëndimor. Tani që plani është braktisur, gazi rus do të vazhdojë të transportohetedhe përmes Ukrainës. Nabucco po ashtu mund të përfitojë nga tërheqja e Rusisë nga Rrjedha e Jugut. Projekti i tubacionit Nabucco, i cili është menduar si kundërpeshë për Rusinë, duke furnizuar Europën me gaz nga Azerbajxhani, është shpallur i vdekur këtë vit, për shkak se gara për transportin e gazit nga Kaspiku u fitua nga TAP. Por, ai mund të ringjallet, pasi Europa kërkon sërish alternativë për gazin rus. Rrjedha e Jugut është dashur të kushtojë miliarda dollarë dhe Rusia i kishte nisur investimet.Por sanksionet perëndimore, për shkak të krizës në Ukrainë, kanë dëmtuar rëndë aftësitë e Gazprom-it për të provokuar investime të huaja dhe për të siguruar kreditë e nevojshme.“Ky ka qenë gjithmonë një investim shumë i shtrenjtë dhe, në njëfarë mase, projekt i keq për Rusinë. Ka mënyra më efikase për të eksportuar gazin. Andaj, tërheqja (nga Rrjedha e Jugut) është patjetër një lajm i mirë për Gazprom-in dhe aksionerët e tij. Duket një vendim shumë pragmatik nga qeveria”, thotë analisti i çështjeve financiare, Chirs Weafer, me bazë në Moskë.
Partnerët e BE për gazin
Në mesin e partnerëve të Bashkimit Europian në Korridorin Jugor të Gazit aktualisht janë Azerbajxhani, Turkmenistani, Gjeorgjia, Kazakistani, Turqia,Iraku dhe Egjipti. Partnerët potencialë janëIrani dhe Uzbekistani. Vendet europiane të varura nga gazi rus po përpiqen për alternativa pas vendimit tëPresidentit rus. “Në 25 vjet që nga rënia e komunizmit ne nuk kemi një furnizim të larmishëm nga rrugët e gazit dhe të naftës”, – tha Kryeministri hungarez, Viktor Orban. Sipas tij, ky është një gabim i madh strategjik, jo vetëm për Hungarinë, por për të gjithë BE-në.Aneksimi i Krimesënga Rusia dhe mbështetja ruse për separatistët e armatosur në UkrainënLindore ipërkeqësuan marrëdhëniet me Europën dhe intensifikuan kundërshtiminpër ndërtimin e gazsjellësit të ri rus nga Gazprom. Nga ana tjetër,Bullgaria dhe Rumania kanë për qëllim të rrisin eksplorimin në Detin e Zi, ndërsaIzraeli po punon për të bindur BE-në të mbështesë ndërtimin e një tubacioni për të ofruar gaz nëpërmjet Qipros. Europa është duke studiuar planet për ndërtimin e 24 terminaleve të gazit të lëngshëm me njëkapacitet më shumë se 140 miliardë metra kub.Sllovakia, nga ana tjetër, është duke mbështetur një propozim për një tubacion 570 kilometrash, për të lidhur Ballkanin dhe vendet baltike. Kryeministri sllovak, Robert Fico,është shprehur javën që shkoi se projekti mund të kushtojë më pak se750 milionë euro dhe të transportojëmë shumë se 20 miliardë metra kub në vit.
Rrjedhja e Jugut, nisja dhe bllokimi i projektit
Projekti i tubacionit, Rrjedha e Jugut, u formulua dhe u prezantua nëqershor 2007, kur kryeshefi ekzekutiv i kompanisë italiane të energjisë,Eni Paolo Scaroni, dhe zëvendëskryetari i Gazpromit rus, Aleksander Medvedev, nënshkruan në Romë një memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e tubacionit. Gazprom dhe Eni nënshkruan një marrëveshje në Moskë për themelimin e një kompanie të përbashkët që do të adresonte fizibilitetin dhe studimin teknik të projektit.Marrëveshja paraprake mes Rusisë dhe Bullgarisë për pjesëmarrjen e Bullgarisë në projekt u nënshkrua më 18 janar 2008. U ra dakord për krijimin e një kompanieme pronësi të përbashkëtpër të ndërtuar pjesën bullgare të tubacionit. Më herët në 2006-n,Gazprom dhe kompania shtetërore serbe e gazit, Srbijagas,kishin rënë dakord për të kryer një studim mbi ndërtimin e një tubacioni gazi nga Bullgaria për në Serbi.Në janar 2008, Rusia dhe Serbia nënshkruan marrëveshjen në linjëpër projektin nga Rrjedha e Jugut të kalojënëpër Serbi.Më 29 prill 2008, Rusia dhe Greqia nënshkruan një marrëveshje ndërqeveritare për bashkëpunim në ndërtimin dhe funksionimin e seksionit grek. Më 6 gusht 2009, Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, dhe Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, në frekuentimin e Kryeministrit tëItalisë, Silvio Berluskoni, nënshkruan një protokoll për kalimin e tubacionit përmes ujërave territoriale turke.Më 2 mars 2010, projektit iu bashkua edhe Kroacia dhe nëmars 2011 projektit iu bashkua edhe Sllovenia. Në shtator 2011u nënshkrua marrëveshjae aksionerëve midis Gazprom, Eni, ELECTRICITE de France për ndërtimin e projektit. Më 15 nëntor 2012, aksionerët e Jugut, Stream Transport AG, nënshkruan vendimin përfundimtar të investimeve në det të hapur. Më 25 korrik 2013, u lidh marrëveshja për të përfshirë në rrjet edhe Maqedoninë.Në mars dhe prill 2014 u lidhënkontratat për shtrimin e linjave të para dhe të dyta të seksionit në det të hapur. Por më 17 prill 2014,në kulmin e konfliktit për Ukrainën, Parlamenti Europian miratoi një rezolutë jodetyruese, kundërshtare përtubacionin e gazit Rrjedha e Jugut, duke rekomanduar burime alternative të furnizimit me gaz për Bashkimin Europian. Në qershor 2014. Bullgaria ndali përkohësisht ndërtimin, pas dy procedurave që Komisioni Europian nisi kundër Bullgarisë për mospërputhje me rregullat europiane për konkurrencën e energjisë.Në prill 2014, Rusia paraqiti një ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë kundër ligjeve të tregut të energjisë të Bashkimit Europian që janë miratuar në 2009-n, duke pretenduar se janë shkelur rregullat ndërkombëtare. Më 1 dhjetor 2014,gjatë një vizite në Turqi, Presidenti Putin njoftoi se Rusia ishte tërhequr nga projekti, duke fajësuar sanksionet perëndimore dhe mungesën e lejeve të ndërtimit në territorin e Bashkimit Europian. Më 2015, furnizimi i gazit rus për në Turqi do të rritet nga 3 miliardë metra kub nëpërmjet tubacionit Blue Stream që tashmëështë në veprim. Më vonë, një tubacion i ri nënujor do të ndërtohet në Turqi, me një kapacitet vjetor rreth 60 miliardë metra kub, që synon të lejojëTurqinë të rishesë gazin rus në Europë.
Dimensionet europiane dhe rajonaletë TAP-it
Europa për të përmbushur kërkesën e saj afatgjatë për energjika nevojë për burime të reja gazi. Gazi natyror pritet të luajë rol gjithmonë e më të rëndësishëm në përbërjen europiane të energjisë për dhjetëvjeçarët në vazhdim. Burimet energjetike në Kaspik përbëjnë një mundësi të jashtëzakonshme për Euopën në përballimin e sfidave të saj energjetike. Duke qenë se, tashmë ka rrugë furnizimi që lidhin tregjet europiane me furnizime nga Rusia, Afrika dhe Deti i Veriut, korridori i ri energjetik nga Kaspiku, do të sigurojë diversitet të furnizimit me gaz dhe do të ulë rrezikun e varësisë së tepërme nga një burim i vetëm furnizimi. Ai do të ndihmojë në hapjen e një linje të re transporti dhe do të ofrojë një burim të ri gazi për Europën. Shumë vende në Europën Juglindore, duke qenë se janë të lidhura vetëm me një burim për furnizimin e tyre me gaz, janë tejet të prekshme nga ndërprerjet në furnizim dhe çmimet jokonkurruese. Disa vende të tjera në rajon, si Shqipëria, nuk janë fare të lidhura me rrjetin e gazit. Ato përdorin qymyrin dhe naftën për përmbushjen e nevojave të tyre energjetike.
TAP-i do të hapë rrugën që burime të reja energjie të hyjnë në këto tregje dhe ndërkohë do të promovojë zhvillimin e sektorëve të tyre energjetikë. Duke pranuar kontributin thelbësor për qëllimin strategjik të përforcimit të diversitetit dhe sigurisë energjetike të Europës, Komisioni Europian dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbështesin ndërtimin e TAP-it. Megjithatë, integrimi dhe diversifikimi i furnizimit me gaz për BE-në nuk është vetëm një synim i politikave strategjike. Duke përmirësuar likuiditetin dhe konkurrencën e tregjeve energjetike europiane, TAP-i do të sigurojë gjithashtu një marrëveshje më të mirë si për prodhuesit e energjisë, ashtu edhe për konsumatorët.
Përfitimet për vendet pritëse
Përfitimet ekonomike dhe strategjike të TAP-it janë gjithashtu të rëndësishme në nivel kombëtar për vendet nëpër të cilët kalon gazsjellësi. Greqia, Shqipëria dhe Italia, në shkurt të vitit 2013 kanë nënshkruar një Marrëveshje Ndërqeveritare (IGA) në mbështetje të TAP-it, dhe ato vazhdojnë të bashkëpunojnë plotësisht me projektin.Për më tepër, TAP-i ka hyrë në marrëveshje të tjera me rëndësi në nivel kombëtar, siç janë marrëveshjet me vendin pritës (HGA-të) me Greqinë dhe Shqipërinë, opinioni pozitiv mbi përjashtimin për aksesin e palës së tretë (TPA) nga rregullatorët kombëtarë të energjisë, si dhe Vlerësimet e Ndikimit Mjedisor dhe Social (miratuar në Shqipëri, pritet miratimi edhe në Greqi dheItali). Përveç nxitjes për zhvillimin e tyre ekonomik, si pasojë e furnizimeve të reja me energji, ndërtimi i gazsjellësit në vendet pritëse të TAP-it do të tërheqë investime të huaja të konsiderueshme. Ekspertët e pavarur kanë përllogaritur se në këto vende do të hapen shumë vende të reja pune, drejtpërsëdrejti nga kontraktorët e TAP-it dhe në mënyrë të tërthortë përmes të ashtuquajturve ndikime “si rrjedhojë” në prodhim, shërbime komunale, transport, komunikacion dhe shërbime financiare e biznesi. Vendet pritëse do të gëzojnë gjithashtu status të lartësuar si rrugëdalje dhe pika lidhjeje në hartën energjetike europiane.
Rëndësia rajonale e TAP
Në nivel rajonal, TAP do të ndihmojë edhe në realizimin e synimit të Bashkimit Europian për furnizimin me gaz të Europës Juglindore. Në shtator të vitit 2013, Konsorciumi i Shah Deniz-it ka nënshkruar marrëveshje për shitjen e gazit me blerës nga Europa, përfshirë kompani energjetike në Greqi dhe Bullgari. Duke vlerësuar shtysën që kjo marrëveshje do t’i jepte zhvillimit të tyre ekonomik dhe social, qeveritë e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë dhe Malit të Zi, në maj të vitit 2013 kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) në mbështetje të TAP-it. Të njëjtat vende kanë rënë gjithashtu dakord të mbështesin Gazsjellësin e propozuar Jonian Adriatik, që planifikohet të lidhet me TAP-in në Shqipëri, duke e bërë këtë vend nyje për kalimin e gazit Kaspik drejt Ballkanit Perëndimor. Tregje të tjera me kërkesa të larta energjetike në rajon si: Bullgaria, Sllovenia, Hungaria, Serbia dhe Maqedonia, gjithashtu mund të përfitojnë nga TAP-i.
Përgatiti: Blerina Hoxha